Top News – Epidemia po frenon? OBSH: Infektimet janë përgjysmuar që nga fillimi i vitit
16/02/2021 14:22

Në nivel global, numri i infektimeve nga koronavirusi ka ardhur në rënie për të pestën javë radhazi. Madje që nga fillimi i vitit, sipas OBSH-së, bilanci i përjavshëm i infektimeve pothuajse është përgjysmuar. Lajmin e pohoi vetë numri një i organizatës, Tedros Adhanom Ghebreyesus. Rastet javore, tha ai, nga mbi 5 milionë që ishin në periudhën 4-10 janar, kanë zbritur në 2,6 milionë në harkun kohor 8-14 shkurt. Një ditë më parë, OBSH-ja dha autorizimin për përdorimin urgjent të vaksinës së koronavirusit AstraZeneca, një hap që mund t’i lejojë partnerët e agjencisë të dërgojnë miliona doza në vendet e ndryshme të botës, si pjesë e një programi për të zbutur pandeminë. Leja e OBSH-së për përdorimin e vaksinës AstraZeneca është e dyta që ajo jep pas miratimit prej saj të vaksinës Pfizer-BioNTech në dhjetor. Njoftimi pritet të shoqërohet me fillimin e shpërndarjes së qindra miliona dozave në vendet e regjistruara në nismën COVAX të mbështetur nga OKB-ja, e cila synon vaksinimin e njerëzve më të ekspozuar në botë. “Vendet që nuk kanë qasje te vaksina, do të jenë më në fund në gjendje të fillojnë të vaksinojnë punonjësit e tyre shëndetësorë dhe popullatat në rrezik,” tha Dr Mariangela Simao, Ndihmës-Drejtoreshë e Përgjithshme e OBSH-së për Barnat dhe Produktet Shëndetësore. Pandemia e koronavirusit ka infektuar rreth 109 milion njerëz në të gjithë botën dhe ka shkaktuar vdekjen e të paktën 2.4 milion prej tyre

Top Channel/ “Hakmerret” Macron, 2 vite burg për dhunën! Ashpërsohet ligji
25/10 22:47
Top Channel/ Marine Le Pen sfidon sërish Macron, shpall kandidaturën për presidente
25/10 22:46
Top Channel/ Kremlini provokon Trumpin: Evropa duhet të jetë pjesë e negociatave
25/10 22:45
Top News- ‘Rreziku i një Holokausti të dytë’/ Netanyahu kërcënon Iranin dy ditë para zgjedhjeve
25/10 21:30
Top Channel/ Nga diplomacia te armët dhe Izraeli, çfarë ndryshon nëse demokratët fitojnë në SHBA
25/10 20:04
Top News- Pjesëmarrje e lartë në zgjedhjet në Serbi/ Vuçiç kërkon të rikthehet si kryeministër
25/10 17:29
Top News – Stuhia ‘mbyll’ Britaninë, ‘rrezik për jetën’ / Paralajmërohen banorët: Qëndroni në shtëpi
25/10 16:25
Top News – Kim Jong un vizitë ‘rrufe’ në Kinë / Forcojnë marrëdhëniet para vizitës së Trump në rajon
25/10 16:23
Top News – Dyqane të thyera e të plaçkitura / Trazira gjatë natës në Barcelonë, 128 të arrestuar
25/10 16:16
Top News – Meloni jep dorëheqjen në mars / Mediat italiane: Hap rrugën për zgjedhje të parakohshme
25/10 16:14
Top News – Ushtria shpëtoi qendrën e Milanos / Mijëra protestues marshojnë në qytetet italiane
25/10 16:12
Top Channel/ Meloni mendon dorëheqjen/ Mund ta marrë vendimin pranverën e ardhshme
25/10 14:56
Top Channel/ Zgjedhje në Brazil/ Djali i Bolsonaros sfidon Lulën, diferencë e vogël nga sondazhet
25/10 14:49
Top News- Rikthehet ora dimërore, akrepat një orë pas. Kur do të kalojmë sërish në orën verore?
25/10 13:49
Top News – Parashutistët britanikë ‘pushtojnë’ Gjermaninë/ Lëshimi më i madh nga Lufta e II Botërore
25/10 13:21
Top News – Starshield kthehet në normalitet / Musk akuzon Kievin: E përdori për të vrarë njerëz
25/10 13:21
Top News – ‘Nuk kemi parë kurrë president si ky’ / Obama fushatë kundër Trumpit
25/10 13:17
Top News – Turqia e Greqia ‘luftë’ për Mesdheun/Mosmarrëveshje e re për kufijtë e të drejtat detare
25/10 13:03
Top News – Bullgaria voton për Presidentin / Mes shqetësimeve për sulmet në Detin e Zi
25/10 13:03
Top News – Izraeli mbyll Bregun Perëndimor / Zgjedhje ‘të blinduara’, përshkallëzohen përleshjet
25/10 12:23