Top News – Ende nuk dorëzohet/ Trump: Do paraqesim padi të reja!
16/11/2020 18:38

Presidenti i zgjedhur demokrat i SHBA-së, Joe Biden dëshiron të ndryshojë vendimet e Donald Trumpit, në ditën e parë të marrjes së detyrës së re në Shtëpinë e Bardhë. "Ne kemi plane të mëdha për ditën e parë," tha shefi i shtabit të Biden, Ronald Klain. Këto përfshijnë kthimin në Marrëveshjen e Parisit, mbrojtjen për migrantët e rinj në SHBA dhe masat e sigurimit shëndetësor. Biden mund ta fillojë këtë pasi të marrë detyrën në 20 janar 2021. Por Trump, edhe pse u duk se po e pranonte humbjen, ndwrroi mendje swrish. Republikani nënvizoi pretendimet e tij për manipulimin e zgjedhjeve dhe tha se do të vazhdojë luftën para gjykatave. Përveç kësaj, ekipi i tij e bëri të ditur se së shpejti do të ngrihen raste të tjera para gjykatave për mashtrime në zgjedhje. Këtë konfirmoi edhe vetë Trump në Twitter.Në të njëjtën kohë, avokatët e presidentit bën të ditur se një proces gjyqësor kundër rezultatit të zgjedhjeve presidenciale në Pensilvania nuk ka dhënë ndonjë rezultat. Në një variant të modifikuar të padisë së paraqitur në gjykatë federale,ndihmwsit e presidentit kanw hequr pretendimin se vëzhguesit zgjedhorë nuk u lejuan të ndiqnin numërimin e votave në Filadelfia dhe Pitsburg. Republikanët mendojnë se në Pensilvania ka pasur keqpërdorime që kanë ndihmuar fitoren e kandidatit demokrat. Autoritetet e General Services Administration (GSA) ende nuk kanë dhënë dritën jeshile për bashkëpunim me ekipin e Bidenit, për të kaluar punët nga administrata e presidentit Tump, tek presidenti i ardhshëm. Zakonisht ekipit të presidentit të zgjedhur i mundësohet shpejt qasja tek dokumentet, për të përgatitur kalimin e administrimit nga njëri tek presidenti tjetër. Pamjet: AFP

Top Channel/ Bisedimet për paqen, “zbutet” Putin dhe pranon BE në tryezë
12/11 23:26
Top Channel/ Trump “heq dorë” nga Irani: Nuk është më prioritet
12/11 23:19
Top Channel/ Sulm me armë në SHBA, një i vdekur e katër të plagosur
12/11 23:13
Top Channel/ Putin kërcënon me luftë të re: Trupat e huaja në Ukrainë, objektiv ushtarak
12/11 20:10
Top Channel/ ‘Tërmet’ te Nvidia! Pas 33 vites dorëhiqet shefi, që u lidh me spiunen kineze
12/11 19:58
Top News – Italia në kaos, alarm në 2 mijë shkolla / Kërcënime për bomba, evakuim vetëm me prova
12/11 15:26
Top News – Toka ka një mini-Hënë të re / Do mbetet në orbitë deri në dhjetor, 2 metra e gjerë
12/11 15:08
Top Channel/Siguria mbledh liderët botërorë, Macron për bombat: “Herët për të identifikuar autorët”!
12/11 15:06
Top News – Panik në shina, ndalen trenat Eurostar / Kërcënimi për bombë shkakton vonesa
12/11 13:22
Top News – Vendet nordike duan NATO-n e tyre / Punojnë për një marrëveshje të përbashkët mbrojtëse
12/11 13:21
Top News – Njerëzit e Trumpit zbresin në Rusi / Witkoff dhe Kushner, bisedime me Putinin në Kremlin
12/11 13:19
Top Channel/ Skandali rrëzon zv.ministrin grek, dorëhiqet Tsavdaridis, dyshohet se ndërhyri për…
12/11 12:30
Top Channel/ Të dërguarit e Trump mbërrijnë në Moskë: Witkoff dhe Kushner, takim me Putin!
12/11 12:23
Top News – ‘Përparim’ por ende jo paqe…Bisedimet Rusi-Ukrainë-SHBA përfundojnë në Abu Dabi
12/11 12:19
Top Channel/ Spanjollët në grevë për çmimet e banesave: “Do paralizojmë krejtësisht ekonominë”!
12/11 12:08
Top Channel/ Nuk pyet për eprorin, ushtari qorton Pete Hegseth: “Këtu, qetësi dhe respekt”!
12/11 11:59
Top News – Shembet ndërtesa në Nju Jork / Kërkohen të mbijetuar nën rrënoja, të paktën dy viktima
12/11 11:57
Top News – Rrëzohen raketa mbi Mekë / Huthit sulmojnë Arabinë Saudite, përshkallëzohet lufta
12/11 11:54
Top News – Stuhia shkakton kaos në Evropë / Po vjen drejt nesh, rrugët kthehen në lumenj të tërbuar
12/11 11:51
Top Channel/ Netanyahu i jep urdhër ushtrisë: Përgatituni për të sulmuar Iranin!
12/11 11:20