Në një deklaratë për mediat Presidenti amerikan Joe Biden tha se ai merr përgjegjësinë e plotë për trajtimin e emigrantëve haitianë në kufirin SHBA-Meksikë. Presidenti Biden e quajti situatën e krijuar më herët një “turp” për vendin. Ndër të tjerash Biden tha se ishte e tmerrshme të shihje njerëzit që “trajtoheshin në atë mënyrë”.