Top News – Elon Musk ‘mbreti’ i botës / Lë pas Jeff Bezos, Forbes: Vlen 219 miliardë dollarë
06/04/2022 11:58

I fiksuari pas hapësirës, bosi i Teslas, Elon Musk, ka lënë pas rivalin e tij Jeff Bezos për tu bërë njeriu më i pasur i botës. Musk, që nisi ta ngrinte perandorinë e tij me PayPal, tani vlen 219 miliardë dollarë, sipas listës më të fundit të miliarderëve të revistës Forbes. Kjo është hera e parë që sipërmarrësi nga afrika e jugut, 50 vjec, që ëndërron të kolonizojë planetet e tjera përmes programit SpaceX, kryeson listën e super të pasurve të botës. Themeluesi i Amazon, Jeff Bezos, 58 vjec, personi më i pasur në botë për katër vitet e shkuara, është tani në vendin e dytë. Ai vlen sërish 171 miliardë dollarë dhe ka shkuar edhe në hapësirë vitin e shkuar me raketën e tij Blue Origin. Përmbysja vjen në të njëjtën javë në të cilën Musk bleu nëntë për qind të aksioneve të Tëitterit, me vlerë më shumë se 2 miliardë paundë. Dy ditë më parë, ai iu bashkua bordit të platformës sociale. Ylli i popit dhe manjatja e kozmetikës, Rihana, i është bashkuar po ahstu radhëve të mega-të pasurve, duke u bërë miliarderja e parë e barbadosit. Ajo është vetëm një nga 327 gratë që janë përfshirë në klasifikimin e përvitshëm të Forbes, me një total prej 2668 miliarderë, 87 më pak krahasuar me një vit më parë. Regjisori i Zoti i Unazave, Peter Jackson, është një i ardhur rishtazi në listë. Por lufta, pandemia dhe tregjet e luhatura kanë goditur shumë edhe të pasurit. Sipas forbes, tregjet e pastabilizuara kanë ndihmuar në thellimin e rënies së pasurisë për shumë nga të pasurit e botës. Sidoqoftë, thotë Forbes, më shumë se 1 mijë miliarderë janë sot shumë më të pasur se c’ishin një vit më parë. Vetëm 20 më të pasurit vlejnë 2 trilionë dollarë së bashku.

Top Channel/ Tmerr në Krakov,vriten 6 persona.Ekstremisti hap zjarr në mes të zonës turistike polake
07/11 23:16
Top News – SHBA sulmon sërish Iranin. Trump: Shkatërruam një sistem të vogël kundër ajror
07/11 20:07
Top News – Arrestohet presidenti i Paraguait. Falimentimi i bankës, akuzohet për shpërdorim detyre
07/11 17:07
Top News – Kufi për inteligjencën artificiale. Nismat e para të demokratëve në Kongresin e SHBA
07/11 15:20
Top Channel/ SHBA, në shënjestër gjigantët AI/ Demokratët përgatisin ligje të forta
07/11 14:45
Top News – Irani përgatitet për apokalipsin. Gati për sulme bërthamore, shpërndan jod për qytetarët
07/11 14:40
Top News – Presidentja e parë grua. Konservatorët e Merz në prag emërimit të Ilse Aigner
07/11 14:10
Top Channel/ Hakerat pro-rusë sulmojnë Italinë/ Në shënjestër Ministria e Jashtme
07/11 14:00
Top Channel/ Trump: “Kievi e Moska gati për marrëveshje”, Zelensky: Takohem, por jo në Rusi!
07/11 13:55
Top Channel/ Nga “bombat” në avionë te frigoriferët: “Luftë kibernetike, ky është vetëm fillimi”!
07/11 12:08
Top Channel/Falimentoi banka, njerëzit nuk morën paratë e tyre: Arrestohet presidentit i Paraguajit!
07/11 12:07
Top Channel/ Pas humbjes, Trump ndërron shefin e kabinetit: Ikën Wiles, vjen “ekstremisti” Miller!
07/11 12:06
Top Channel/ Sot protesta në të gjithë vendin, Franca angazhon 70 mijë policë: Do mbrojmë rendin!
07/11 12:05
Top Channel/ Hetimi i CNN: 60 vjet heshtje për armët bërthamore të Izraelit, për SHBA realitet i ri!
07/11 12:04
Top Channel/ Krishtlindjet vijnë më herët/ Tregjet festive hapen në qytetet e para evropiane
06/11 23:34
Top Channel/ Arrestohet babai i dukeshës së Anglisë për pronografi me të mitur
06/11 23:25
Humbja në zgjehdje, Trump nis “spastrimet” në Shtëpinë e Bardhë
06/11 23:23
Top News- Raketa që fluturojnë me 6.100 km/orë, armët hipersonike gati të “tronditin” botën
06/11 23:00
Top Channel/ Motrat binjake rrëfejnë presionin seksual nga Hefner, skandali në rezidencën e Playboy
06/11 22:55
Top Channel/ Alarm në Europë, 27 avionë kërcënohen me bombë, ngrihen avionët luftarakë
06/11 22:43