Produktet e Rihanna-s do të promovohen nga Eleni Fureira. Këngëtarja shqiptare që u rrit dhe u bë e famshme në Greqi është përzgjedhur si digital Influencer për produktet e kompanisë Fenty Beauty by Rihanna. Fureira do të jetë ikona e kësaj kompanie për Greqinë. Këngëtarja me origjinë nga Patosi ka filluar punë menjëherë duke postuar në rrjetet sociale fotografi të saj me produketet e kësaj marke. Madje ajo në foto shfaqet me full makeup face që e ka bërë me produktet e kompanisë së Rihanna-s. Pas kësaj lidhje indirekte me pop icon e muzikës botërore, fansat e Eleni Fureira shpresojnë që ky bashkëpunim të shtrihet edhe në muzikë, çka do të ishte një hap i madh në karrierë për këngëtaren shqiptaro-greke.