Bashkimi Europian po ndjek nga afër zhvillimet më të fundit nëpër bashkitë e vendit. Pas kërkesave publike të kryeministrit Edi Rama për shkarkim përmes dorëheqjes të funksionarëve të pushtetit vendor, Top News ju drejtua selisë diplomatike të unionit europian në Tiranë për të kuptuar nëse kjo ndërhyrje e ekzekutivit bie ndesh me kartën europiane të autonomisë vendore dhe nëse ka ndikim në integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.