Top News – Editorial -Zgjedhjet e Kosovës/ Dhe shuplaka për politikën shqiptare
15/02/2021 14:35

Nga fundi I 2019-tës, kur shpallej fitorja e Vetëvendosjes në zgjedhjet parlamentare, qe thuajse e pamundur të mos hiqeshin paralele mes procesit shembullor të votimit e numërimit në Kosovë, dhe kalvarit zgjedhor që ka pllakosur Shqipërinë në vitet e demokracisë. Si zor të kalonte pa u vënë re disiplina e zgjedhësve kosovarë, incidentet e pakta, fakti që gjithcka nisi e u mbyll brenda ditës. Dhe te djelen, Kosova e dëshmoi se ajo e para dy viteve nuk ishte aspak rastësi. Ishte pjekuri demokratike, ndërgjegjshmëri për votën, ngadhnjim I vullnetit popullor, dhe ne kero zgjedhje te parakohshme të 14 shkurtit, shteti I ri I dha sërish “leksione” vëllait të vet të madh. Sepse ajo cfarë ndodhi në Kosovë, për Shqipërinë është një skenar I kthyer thuajse në utopi; ku është parë e dëgjuar këtu që fituesi I zgjedhjeve të qartësohet kaq shpejt dhe humbësi të pranojë disfatën pa e kaluar nëpër zvarritje disa mujorëshe, në mos shumë vjecareshe! Lëvizja Vetëvendosje fitoi me një rezultat të thelle ndaj rivalëve, duke e shtyrë në vendin e tretë LDK-në që mbante pushtetin. Humbësi I madh Avullah Hoti nuk doli të denonconte parregullsi, vjedhje votash, manipulime. Ai pohoi se zgjedhjet kaluan në një frymë shumë demokratike, se Kosova përfundoi një proces të rregullt që tregon kulturën demorkatike të saj, dhe përmbushjen e standarteve. Madje shtoi se në ditët në vijim do të shqyrtohen rezultatet në mënyrë që t'u hapet rruga krijimit të insitucioneve të ardhshme". Nga ana e këtejme e kufirit mungon një gadishmëri e tillë për të bërë mënjanë përballë fituesit, e mbi të gjitha për të respektuar vullnetin e sovranit, qytetarëve që në kohë të tilla kanë në dorë ate qe eshte arma më e fuqishme demokratike, vota e lirë.

Top Channel/ Kritikat për progresin e Kosovës, debat i fortë në Kuvend mes opozitës dhe qeverisë
11/11 19:56
Top Channel/ Kosovë, ndalohen 150 mijë lodra me rrezik. Do kthehen në Kinë ose do të shkatërrohen
11/11 19:53
Top Channel/ Kurti takohet me Sorensen në Paris, kërkoi njohje reciproke nga Serbia
11/11 19:46
Top News – Vrasja tragjike e Arlinda Zekajt/ Tre ekspertë do të angazhohen për të zbardhur ngjarjen
11/11 15:13
Top News – ‘Fluturojnë’ çmimet në Kosovë. Qeveria ngre duart: Shkak luftërat në Ukrainë e Iran
11/11 15:13
Top News – Një bioinxhinier për Kosovën. Trump nominon ambasadorin e ri të SHBA në Prishtinë
11/11 10:19
Top Channel/ Kurti nga Parisi: Serbia ta njohë Kosovën
10/11 22:21
Top News – Të shtëna me armë në Gjakovë/ Plagosen dy persona, arrestohet autori i dyshuar
10/11 22:15
Top Channel/ 15 vjet në pritje të drejtësisë, nis gjyqi për vrasjen e Diana Kastratit në Kosovë
10/11 12:22
Top Channel/ Asociacioni rikthen debatin, Rashiç sheh mundësi pas zgjedhjeve në Serbi
09/11 23:32
Top News – Zgjedhjet e Këshillit Kombëtar Shqiptar. Kamberi: Koalicioni mori 10 mandate, të parët…
09/11 13:20
Top News – Punëtorët e hekurudhës në grevë. Paralizohet Kosova, kërkohet rritje e rrogave
09/11 11:33
Top Channel/ Burnham letër Albin Kurtit: Kosova të respektojë mandatin e Gjykatës Speciale
08/11 20:15
Top News- PDK-ja në udhëkryq analistët: Grupet e interesit mund të ndikojnë garën për kryetar
08/11 14:56
Top Channel/ Tetë gra të vrara në 2026 në Kosovë, protestuesit kërkojnë shkarkime dhe ndjekje penale
07/11 19:31
Top News – Jo bashkëpunim me Listën, por… Studentët nuk ndërpresin fondet për serbët e Kosovës
07/11 16:00
Top News – Strategjia për lirimin e krerëve të UÇK. Mblidhet grupi i punës, diskutimet ‘top sekret’
07/11 14:53
Top Channel/ Vdekja e Arlinda Zekajt, Prishtina në protestë mbarëkombëtare kundër vrasjes së grave
07/11 13:54
Top Channel/ Rritet dhuna në familje, 8 gra të vrara në Kosovë
06/11 19:44
Top News – 5 vite nga nisja në Hagë. Kurti viziton familjen e Rexhep Selimit – Na mungon!
06/11 13:39