Top News – Edhe pse anëtare e G7-ës/ Kanadaja, 1.9 milionë vaksina nga skema covax
04/02/2021 20:27

Kanadaja ka mbrojtur vendimin e saj për të marrë vaksina anti-covid nga nisma Covax, që mbledh fonde nga vendet e pasura për të ndihmuar në blerjen e vaksinave për vete dhe vendet me të ardhura të ulëta. Skema ka hartuar tashmë planin për shpërndarjen e më shumë se 330 milionë dozave të vaksinës në gjysmën e parë të 2021. Kanadaja, është e vetmja anëtare e grupit të G&-ës të vendeve të pasura, që është përfshirë në listën e Covax si përfituese. Vende të tjera të pasura, si Zelanda e re dhe Singapori, kanë kërkuar po ashtu doza nga kjo skemë. Sidoqoftë, pjesa më e madhe e dozave të Covax do ti shpërndahet vendeve me të ardhura të ulëta dhe mesatare, pjesa më e madhe e të cilëve nuk e ka filluar ende vaksinimin. Ndërkohë, Kanadaja ka vaksinuar 2.29 për qind të popullatës me dozën e parë, përfshirë 48 për qind të punonjësve të shëndetësisë. Përvec Covaxit, marrëveshje për 398 milionë doza vaksine janë nënshkruar nga qeveria kanadeze, më shumë se të mjaftueshme për të mbuluar popullatën e vendit prej 37 milionë banorësh. Bazuar në planin e Covax, kanadaja do të marrë 1.9 milionë doza fillestare të vaksinës së AstraZeneca-s pasi pagoi shtatorin e shkuar 440 milionë dollarë.

Top Channel/ Tërmet në Greqi, dridhen kamerat në studio: Kalon në “shok” trajneri i futbollit!
09/09 22:52
Top News – Hamasi përgënjeshtron Izraelin. ‘Bombardimi dështoi, udhëheqësit tanë janë gjallë’
09/09 22:40
Top News – Macron emëron aleatin. Francë, kryeministri i ri me ‘hallet’ e vjetra
09/09 22:10
Top Channel/ Macron zgjedh kryeministrin e ri, ekspertët: Po luan me zjarrin, shumë pakënaqësi
09/09 21:49
Top News – Turqia i përgjigjet Izraelit: Ka adoptuar terrorizmin si politikë
09/09 21:40
Top News- Protestuesit djegin Nepalin/ Kryeministri jep dorëheqjen pas zemërimit të popullit
09/09 21:10
Top News- Izraeli godet selinë e Hamasit në Katar/ Objektiv drejtuesit të lartë të Hamasit në Doha
09/09 18:14
Top News- Me urdhërarresti ndërkombëtar/ Ekstradohen dy persona nga Shqipëria në Kosovë
09/09 18:11
Top News- Rusia rrezik jo vetëm për Ukrainën/Presidenti polka-Putin mund të pushtojë shtete të tjera
09/09 18:11
Top News – Zhvendos Krishtlindjen në 1 tetor / Maduro: Populli ka të drejtë të jetë i lumtur
09/09 15:31
Top News – Apple prezanton iPhone-in e ri / Më i hollë dhe më mahnitës, vjen edhe iPhone Air
09/09 15:30
Top Channel/ Nepal, kryeministri jep dorëheqjen: Protestuesit i vënë flakën parlamentit!
09/09 15:26
Top News – Koka derri para xhamive në Paris / Nis hetimi, dënohet ‘fyerja’ ndaj myslimanëve
09/09 15:24
Top News – Londra në telashe, metroja në grevë / Banorët u kthehen biçikletave dhe anijeve
09/09 15:23
Top News – Gjermania përgatitet për luftë…me ravioli! Qeveria mbledh rezerva ushqimore
09/09 14:32
Top Channel/ “E mbyllim luftën që nesër”: Izraeli pranon propozimin e Trumpit për paqen!
09/09 14:28
Top Channel/ Kallas: Brukseli gati për masa kundër Izraelit, por na bllokojnë disa anëtarë!
09/09 14:27
Top News – Urimi ‘i pacipë’ i Trump për Epstein / Ligjvënësit publikojnë ‘librin e ditëlindjes’
09/09 13:55
Top News – Bombë mbi ‘radhën’ e pensioneve / Rusia sulmon fshatin ukrainas, të paktën 21 viktima
09/09 13:49
Top News – Aktivizohet njësia e frikshme e Putinit/ Sabotazh në det të thellë, paralajmëron Britania
09/09 13:35