Top News – Edhe 90 ditë pa tarifa…BE ‘merr shënim’, pezullon ‘hakmarrjen’ ndaj SHBA-së
10/04/2025 14:05

‘Ne e morëm shënim njoftimin e presidentit Donald Trump. Duam t’i japim një shans negociatave. Ndërsa finalizuam miratimin e kunërmasave të BE-së që morën mbështetje të fortë nga vendet anëtare, ne do ti pezullojmë ato për 90 ditë. Nëse negociatat nuk janë të kënaqshme, kundërmasat hyjnë në fuqi. Puna përgatitore për kundërmasa të tjera vazhdon. Të gjitha opsionet mbeten në tryezë”. Kështu shkroi shefja e bashkimit evropian, Ursula von der Leyen, në platformën X, duke reaguar ndaj vendimit të presidentit amerikan donald trump për pezullimin 90 ditor të tarifave të tij reciproke mbi një pjesë të madhe të vendeve të botës. Më herët, vond der leyen mirëpriti vendimin por nuk tha nëse BE do ti zbatonte apo jo masat e veta hakmarrëse. Von der Leyen e përshkroi pezullimin e tarifave reciproke si një “hap të rëndësishëm drejt stabilizimit të ekonomisë globale. “Kushtet e qarta dhe të parashikueshme janë thelbësore që tregtia dhe zinxhirët e furnizimit të funksionojnë”, tha ajo. Para njoftimit të Trumpit të mërkurën, vendet anëtare të BE-së votuan për të miratuar tarifa hakmarrëse ndaj mallrave amerikane në vlerë prej 23 miliardë dollarësh, si përgjigje ndaj tarifave të Trumpit prej 25 për qind për çelikun dhe aluminin e importuar nga blloku. BE-ja, partnerja më e madhe tregtare e SHBA-së, i përshkroi tarifat si “të paarsyeshme dhe të dëmshme”. Ndonëse tarifat hakmarrëse u miratuan, anëtarët e BE-së – bllokut më të madh tregtar në botë – përsëritën parapëlqimin e tyre për një marrëveshje të negociuar për të zgjidhur çështjet tregtare, dhe von der Leyen e theksoi këtë angazhim, “me synim për të arritur një tregti pa pengesa dhe me përfitime të ndërsjella”. Megjithatë, shefja e degës ekzekutive të BE-së – që negocion marrëveshje dhe mosmarrëveshje tregtare në emër të vendeve anëtare – tha se Evropa synon të ketë partneritete të shumëfishta tregtare. Ajo tha se BE-ja do të vazhdojë “të angazhohet me vende që përbëjnë 87% të tregtisë globale dhe që ndajnë qëndrimin tonë për një shkëmbim të lirë dhe të hapur të mallrave, shërbimeve dhe ideve”, si dhe për të hequr barrierat ndaj tregtisë brenda tregut të saj të përbashkët. “Së bashku, evropianët do të dalin më të fortë nga kjo krizë”, tha von der Leyen.

Top Channel/ Kina negocion për paqe? Analiza e BBC: Ka hallin e vet ekonomik
01/04 19:57
Top Channel/ Kërcënon Trump: Largohemi nga NATO! Starmer bën lëvizjen urgjente
01/04 19:47
Top Channel/ “Është një ‘tigër letre’, e di dhe…”, Trump: Po shqyrtojmë tërheqjen e SHBA nga NATO
01/04 17:52
Top Channel/ Tragjike në Rusi, avioni ushtarak përplaset me një shkëmb, humbin jetën 29 persona
01/04 17:49
Top News- Libani tërheq ushtrinë nga kufiri me Izraelin/Frika e bllokimit të trupave mes dy zjarreve
01/04 15:24
Top News – ‘NATO, tigër prej letre’. Trump kërcënon: Mund të largohemi nga aleanca
01/04 13:29
Top News – Mesazh i Iranit për SHBA-në / ‘Nuk do të hapet Ngushtica e Hormuzit për ju’
01/04 12:58
Top News – Lufta drejt fundit. Trump – Misioni u përmbush, tërhiqemi pas 3 javësh
01/04 12:57
Top News – Luftën e Trump e paguan bota. Mbyllja e konfliktit nuk mbyll pasojat ekonomike globale
01/04 12:57
Top Channel/ Trump kufizon votimin me postë, firmos urdhrin, paralajmërohen beteja ligjore
01/04 12:21
Top Channel/ Papa thirrje Trump: Ndal luftën! Kërko rrugëdalje nga lufta në Lindjen e Mesme
01/04 12:19
Top Channel/ Bursat aziatike në rritje të fortë, Japonia e Koreja e Jugut rrisin tregjet financiare
01/04 12:13
Top Channel/ Izraeli miraton dënimin me vdekje për terroristët, protesta dhe kritika ndërkombëtare
01/04 12:13
Top Channel/ Trump kufizon votimin me postë, firmos urdhrin, paralajmërohen beteja ligjore
01/04 12:12
Top News – Ndërmjetësim për paqe. Kina dhe Pakistani plan me 5 pika për Iranin
01/04 11:54
Top News- Dorëzohet Irani, gati t’i jap fund luftës, por me një kusht
31/03 22:59
Top News- Britania në Luftë? Nxjerr trupat ushtarake, i nis drejt Lindjes së Mesme kundër Iranit
31/03 22:58
Top News- Irani nxjerr fëmijët në fushëbetejë/ I armatos kundër SHBA e Izraelit
31/03 22:58
Top News-SHBA hedh bombat 2000 paundëshe, digjet Irani/ Trump nxjerr artilerinë e rëndë
31/03 22:57
Top Channel/ Zbulohet lëvizja e madhe! Mbreti i Anglisë do takojë Trump në Shtëpinë e Bardhë
31/03 20:01