Varësia e madhe nga fqinji i fuqishëm amerikan duket se nuk i pëlqen më kanadezëve të cilët kanë dalë së fundmi me një strategji të re, atë të thellimit të marrëdhënieve me më shumë se 40 vende të paqësorit. Qeveria e kryeministrit Xhastin Trudo, e ka miratuar tashmë strategjinë që parashikon investimin e 1.65 miliardë eurove në projekte të ndryshme që synojnë forcimin e angazhimit të Kanadasë ndaj Indo-Paqësorit gjatë dhjetë viteve të ardhshme dhe thellimin e marrëdhënieve me vendet e këtij rajoni.