Top News – E shkuara e errët e Merkel/ Si lidhet ajo me katastrofën e vaksinave në Europë
07/03/2021 14:26

Ngadalësia e mekanizmit të madh europian me shpërndarjen e vaksinave dhe nisjen e procesit të vaksinimit kontraktoi thellë me historinë e suksesit që shënuan në këtë drejtim disa vende si Izraeli apo Mbretëria e Bashkuar. Teksa kërkohen fajtorët për këtë situatë, analistja Mary Ellen Synon gjen një problem të papërmendur më parë: të shkuarën e lideres së vendit më të fuqishëm të kontinentit të vjetër, Angela Merkelit në Gjermaninë lindore komuniste. Në një vend ku liritë e individit ishin të pakta, familja e asaj që ishte asokohe Angela Kasner udhëtonte lirshëm në anën perëndimore, diçka e rrallë kjo për kohën. Vetë kancelarja do të pohonte me vonë se po, kishin bërë kompromise. Sipas biografëve, Merkel kishte punuar në sektorin e agjitacionit dhe propagandës. Kur u shpërfaqën për herë të parë pyetjet mbi këtë pjesë të së shkuarës së saj, pati thënë fillimisht se nuk e mbante mend, e pastaj u shpreh se nëse gjërat do të rezultonin ndryshe, epo ishte diçka me të cilën mund të jetonte. Cfare lidhje ka kjo me gjendjen e vaksinimit sot në bllokun europian? Epo, thotë Synon, Merkel është ajo që drejtoi Gjermanine dhe vende të tjera drejt një politike të vetme, të unifikuar të BE-së lidhur më vaksinat. Një qasje monolitike dhe e avashtë, e cila bëri që BE-ja të dështonte ne blerjen e dozave të mjaftueshme ndërsa u dëshmua e paaftë për të shpërndarë sic duhet edhe ato që disponon. Në rininë e saj, vazhdon analistja, Merkeli u mësua të besonte në sistemin sovjetik që bashkonte 15 republika në një shtet të vetëm. Dhe gjatë muajve të fundit, sipas Synon, ajo sakrifikoi perspektivën e një vaksinimi të shpejtë përfshirë këtu dhe vetë popullatën e saj, me bindjen dogmatike për t`i bërë të 27 vendet anëtare të vepronin si një trup i vetëm. Sic thotë Filipp Piatov, opinionisti kryesor i gazetës Bild, edhe një çështje kaq jetike si kjo, Merkeli preferoi ideologjinë përpara politikës së mirë, thjesht sepse ishte e “etur të demonstronte superioritetin e burokracisë së Brukselit kundrejt atij të kombit.

Top Channel/ Tronditet bota e teknologjisë! CEO i gjigantit të NVIDIA-s lidhje me spiunen kineze
08/11 23:09
Top Channel/ Trump luftë emigracionit! Zbulohet plani i presidentit pas humbjes
08/11 23:00
Top channel/ Rruga e “ferrit” në Egjipt, përplasen 2 trena, viktima e të plagosur
08/11 22:32
Top News – Pas 80 vitesh sërish frikë, banorët jo më të sigurt, tigrat rikthehen në Kazakistan
08/11 22:30
Top News – Parlamenti i ri serb mblidhet më 17 nëntor / Pas fitores së studentëve që rrëzuan Vuçiçin
08/11 22:15
Top Channel/ Polonia 2 ditë zi kombëtare për masakrën, hetime për sulm terrorist
08/11 20:21
Top Channel/ Japonia thyen traditën shekullore! Qentë dhe macet marrin bekimin e fëmijëve
08/11 19:08
Top Channel/ “Skifterët” fluturojnë në Angli/ Dënohen pesë shqiptarë, një prej tyre grabiti 9 shtëpi
08/11 15:12
Top News – Papa Leoni shkon në Argjentinë / Do të flasë para aleatit të ngushtë të Trumpit
08/11 15:12
Top News – Aksident i rëndë në Kroaci / Përmbyset autobusi me targa serbe, të paktën 2 viktima
08/11 15:11
Top Channel/ 165 mijë vende të reja pune në tetor, SHBA surprizon me punësimin
08/11 15:09
Top Channel/ Papa Leoni XIV sfidon Milein, varfëria ndez tensionet në Argjentinë
08/11 15:08
Top Channel/ 250 çifte martohen njëkohësisht, dasmë mes rrënojave të luftës në Gaza!
08/11 15:07
Top News – TikTok rrezikon shëndetin…BE përgatit gjobën, përdoruesit ‘humbasin’ në video
08/11 13:21
Top News – Trump ‘rinis’ luftën me Iranin / Raportohen shpërthime në jug, ‘origjina e paqartë’
08/11 13:15
Top News – Raketat e Huthive mbi qiellgërvishtëse / Tronditet Arabia Saudite, goditet Riadi
08/11 13:11
Top News – Ministri italian shënjestrohet nga Rusia/Hakerat zbulojnë të dhënat personale në Dark-Web
08/11 13:10
Top News – Përmbyten tendat, shira të rrëmbyeshëm / Gjendje katastrofike në Gaza, kampet nën ujë
08/11 13:10
Top News – SHBA, 20 milionë dollarë shpërblim…për informacione mbi programin bërthamor të Iranit
08/11 12:18
Top News – ‘Shkundet’ toka në Japoni…Lëkundje të tjera po vijnë! Tërmet i fuqishëm në vend
08/11 12:11