Top News- E pazakontë! Aeroplani i Netanyahut ndryshon rrugë! Nga se u tremb kryeministri izraelit
25/09/2025 20:29

Benjamin Netanyahu evitoi hapësirën ajrore evropiane ndërsa fluturoi për në Nju Jork për të shmangur një arrestim të mundshëm për akuzat e ngritura ndaj tij pë krime të dyshuara lufte. Aeroplani i kryeministrit izraelit – “Krahët e Sionit” – anashkaloi shumicën e vendeve evropiane ndërsa udhëtonte për t’iu drejtuar Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara të enjten.Rruga e pazakontë dukej e projektuar për të shmangur fluturimin mbi vendet që janë anëtare të Gjykatës Ndërkombëtare Penale (GJNP) ose që kanë thënë se do të zbatojnë urdhrin e gjykatës. Vende që mund ta detyronin aeroplanin të ulej dhe më pas të arrestonin Netanyahun. Aeroplani i tij fluturoi mbi skajet jugore të Greqisë dhe Italisë, Detin Mesdhe dhe pastaj mbi Oqeanin Atlantik nëpërmjet Ngushticës së Gjibraltarit pa kaluar ndonjë territor tjetër të huaj. Zakonisht, fluturimet nga Izraeli për në SHBA përshkojnë një itinerar më të shkurtër mbi Evropën qendrore, duke kaluar nëpër Francë. Analistët e aviacionit argumentuan se rruga është e pazakontë sepse i shton fluturimit rreth 600 km. Gjykata Penale Ndërkombëtare lëshoi ​​urdhër-arreste në nëntor 2024 për Netanyahun dhe Yoav Gallant , ish-ministrin e tij të mbrojtjes, me akuza për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Gaza, akuza të cilat Izraeli i mohon. Disa anëtarë të GJPN-së, siç është Irlanda, kanë thënë se do ta arrestojnë atë. Spanja është zotuar të ndihmojë hetimin e GJPN-së, ndërsa Franca ka thënë se nuk do ta arrestojë zotin Netanyahu. Të tjerë, si Italia, vënë në pikëpyetje nëse arrestimi i tij është praktik apo i ligjshëm.

Top Channel/ Durrës, një 37-vjeçar dhunon prindërit dhe i bën për spital
06/11 23:27
Top Channel/ Greqi, arrestohet vrasësi shqiptar me tre emra
06/11 23:14
Top News- Protestat nuk ndalen në Tiranë! Çfarë ndodhi në tubimin tek Kryeministria
06/11 22:33
Top News- Godet babain e nënën e moshuar pa mëshirë/ E rëndë në Durrës, pranga autorit
06/11 22:32
Top News-Shpallja ‘Non Grata’ dhe përplasjet me ambasadorin Donald Lu.Adriatik Llalla thyen heshtjen
06/11 21:46
Top News- Rishfaqet Adriatik Llalla! ‘Dosja ime ishte e paragjykuar, u dha dënim më i ashpër’
06/11 21:45
Top Channel/ Plagoset me dy plumba në bark shqiptari në Athinë, transportohet në spital
06/11 21:31
Top Channel/ E rëndë në Durrës/ Djali dhunon prindërit e moshuar, i ati transportohet drejt Traumës
06/11 21:22
Top Channel/ Rregulla të reja për monumentet, qeveria ndryshon ligjin
06/11 20:12
Top Channel/ Shtatë nxënëse në Selenicë denoncojnë mësuesin: Na ngacmoi seksualisht
06/11 19:49
Top Channel/ Kokaina në Frakull, spak kërkon konsfiskimin e 2 milionë eurove pasuri
06/11 19:46
Top Channel/ Veliaj reagon me video me AI nga paraburgimi: Më internoni në Hënë!
06/11 19:43
Top News- Vdes elektriçisti në Selenicë! Tjetër ngjarje e rëndë! 9 punonjës kanë humbur jetën
06/11 19:40
Top Channel/ Nga protesta drejt listës studentore, të rinjtë synojnë krijimin e një partie
06/11 19:32
Top News – ‘E sulmoi ariu, erdhi në banesë i gjakosur’/ Nënë e bir mohojnë akuzat
06/11 18:50
Top News – Arrestohet mësuesi në Selenicë. Disa nxënëse e kallëzuan për ngacmim seksual
06/11 18:48
Top Channel/ Nëna e njërës prej vajzave që akuzuan mësuesin në Selenicë: Kishte prekur fizikisht…
06/11 18:11
Top News – Wizz Air zgjeron praninë në Shqipëri/ Shton avionin e 15-të, shkon në 9 milionë ulëse
06/11 17:41
Top News – Veliaj firmos 15 projekte, mesazh me ‘IA’: Vazhdoj punën dhe në hënë të më internojnë
06/11 17:07
Top News – Pronari u dënua për trafik kokaine, SPAK kërkon konfiskimin e 2 milionë eurove prona
06/11 17:06