Top News – E pavarur nga OBSH/ BE krijon institucion për pandemitë
12/11/2020 19:02

Një prej pyejteve kryesore që u ngrit kur pandemia e koronavirusit pushtoi Europën pranverën e këtij viti ishte se cfarë po bën Bashkimi Europian për këtë situatë. Përgjigja ishte se BE nuk ka kompetenca për çështjet e shëndetësisë dhe vendet anëtare i morën vetë, në nivel kombëtar vendimet për të luftuar infeksionin. Kjo shkaktoi kaos lidhur me rregullat si dhe fillimin e një gare për të vënë në dispozicion pajisjet mbrojtëse, medikamentet dhe shtretërit e spitaleve, garë që u kritikua si josolidare. Tani, blloku ka vendosur të hedhë një hap të guximshëm. Ai kërkon të marrë vete kompetencat për emergjencat në raste pandemish. Kontrata që Komisioni i BE nënshkroi të martën me BioNTech- Pfizer, për prodhimin e 300 milionë dozave vaksina, është vetëm hapi i parë. Ai synon tani të krijojë zyrën e vet për cështjet shëndetesore, një agjenci e re e quajtur HERA, që do të merret me vëzhgimin e zhvillimit të sëmundjeve infektive dhe thirrjen e gjendjes së emergjencës. Komisionerja e Stella Kyriakides e pranon se praktikisht bëhet fjalë për “të qenë të pavarur nga Organizata Botërore e Shëndetësisë". Brukseli dëshiron po ashtu të zgjerojë kompetencat e agjencive ekzistuese të shëndetit: Agjencia qëndrore e Bashkimit Europian, EMA me qendër në Amsterdam nuk do të jetë vetëm për dhënien e lejeve për vaksinat dhe medikamentet mjekësore, por do të vëzhgojë edhe mungesën e medikamenteve dhe pajisjeve mjekësore dhe do të drejtojë marrjen e masave për sigurimin e tyre. Edhe Enti për vëzhgimin, parandalimin dhe kontrollin e sëmundjeve (ECDC), me qendër në Stockholm do të fuqizohet duke vlerësuar në të ardhmen të gjitha të dhënat e vendeve anëtare dhe duke dhënë udhëzimet përkatëse.

Top Channel/ NATO në alarm, dronët rusë mbi Rumani, ngrihen avionët luftarakë
13/09 23:11
Top News – Motivet e vrasjes së Charlie Kirk. Hetimet e FBI, autori bashkëjetonte me një transgjinor
13/09 22:50
Top Channel/ Ukrainës i duhen 120 mld $ për të luftuar rusët
13/09 22:31
Top Channel/ Dhunë në protestat kundër emigrantëve në Londër
13/09 22:12
Top News – Trump urdhëron Orban-in: ‘Mos bli më naftën ruse! Vendosi sanksione Kinës’
13/09 21:00
Top News – Ekzekutoi Charlie Kirk. Autori i dyshuar rrezikon dënimin me vd*kje
13/09 20:40
Top News – ‘NATO të godasë Kinën’. Trump – Bëni si them unë, të mbyll luftë në Ukrainë’
13/09 20:20
Top Channel/ Asambleja e OKB-së pro shtetit palestinez, Izraeli kundër: Shqipëria abstenon!
13/09 15:02
Top News – ‘Putin testoi NATO-n mbi Poloni’. Ish këshilltari i Trump: Perëndimi u kap i pa përgatitur
13/09 14:57
Top News – Mossad refuzoi misionin në Katar. Netanjahu u detyrua që të përdorë ushtrinë
13/09 14:56
Top Channel/ “Nuk e keni idenë se cfarë ju pret”, gruaja e Charlie Kirk: Tani fillon “lufta”!
13/09 14:55
Top News- Siria negociata me Izraelin/ Bisedime për garanci sigurie nga Tel Avivi
13/09 14:42
Top News- Përshkallëzimi i sulmeve izraelite/ Mbi 250 mijë persona të tjerë largohen nga Gaza
13/09 13:37
Top Channel/ Këshilli i Sigurimit, SHBA e prerë: Do mbrojmë ‘çdo centimetër të territorit të NATO-s’
13/09 11:59
Top Channel/ Qëlloi mbi Charlie Kirk: Kush është 22 vjeçari “i sjellshëm”,“i adhuruar” nga mësuesit!
13/09 11:56
Top Channel/ Tërmet 7.4 në Rusi, panik mes popullsisë-Lëshohet paralajmërim për tsunami!
13/09 11:35
Top News- ‘Roja Lindore’, NATO nis operacionin/ Masat pasi u shkel hapësira ajrore polake nga Rusia
13/09 10:31
Top News – Eliminimi tragjik i Charlie Kirk/ E veja e konservatorit mban një fjalim prekës
13/09 10:29
Top News – Tërmeti shkund lindjen e Rusisë/ Lëshohet paralajmërim për cunami në Paqësor
13/09 10:27
Top Channel/ Nato aktivizon “Rojën Lindore”, Sekretari m Rutte: Një mesazh Rusisë
12/09 23:07