Tirana ka hapur dyert për finalen e Conference League midis Romës dhe Feyenoord. Tifozët janë turrur drejt kryeqytetit për të mbështur nga afër ekipin e zemrës. Ata i janë drejtur Shqipërisë, jo vetëm më rrugë detare apo ajrore, por një pjesë e tyre kanë preferuar të udhëtojnë me makinat personale. Mëngjesin e kësaj të marte me dy tragetet e linjës Bari-Durrës mbërritën në total 527 udhëtarë, 100 prej të cilëve cilët janë tifozë ultras të skuadrës verdhekuqe.