Një kasetë e 1970-ës, e John Lennon, që këndon një këngë të padëgjuar të quajtur Radio Peace, dhe që shpreh frustrim për imazhin e Beatles para një grupi nxënësish danez, del në ankand në Kopenhagen. Kaseta 33 minutëshe ishte regjistruar më 5 janar 1970 kur ish anëtari i Beatles kaloi dimrin në një qoshe të humbur të Jutlandit në Danimarkën perëndimore, bashkë me të shoqen, Yoko Ono.