Ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka njoftuar planet për të lëshuar në përdorim aplikacionin e tij të mediave sociale. Llogaritë e Trumpit janë të ndaluara nga Twitter dhe Facebook. Rrjeti i mediave sociale të Trumpit do të quhet TRUTH Social dhe do të fillojë së funksionuari në muajin nëntor për një numër të caktuar njerëzish dhe pastaj vitin e ardhshëm do të fillojë shpërndarja mbarëkombëtare, tha Trump Media&Technology Group. TRUTH Social synon të rivalizojë "kompanitë e mëdha teknologjike" të tilla si Tëitter dhe Facebook që e kanë ndaluar atë (Trumpin), tha Trump Media&Technology Group në një deklaratë.