Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri Luigi Soreca, mori pjesë për herë të fundit si ambasador në Këshillin Kombëtar të Integrimit, ku edhe u bëri thirrje palëve politike për bashkëpunim në të mirë të integrimit të vendit. Por teksa organet më të larta drejtuese në Bashkimin Europian vlerësojnë progresin e bërë nga Shqipëria drejt integrimit, në të njëjtën kohë njëzëri kërkojnë mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare.