Top News – Dy javë nën tokë/ Nxirren gjallë 11 minatorë në Kinë
24/01/2021 13:23

Pikërisht atëherë kur shpresat po shuheshin, ekipet e shpëtimit në Kinë arritën të nxjerrin gjallë 11 minatorë të bllokuar nën tokë prej dy javësh. Një shpërthim në datën 10 janar në provicën Shandong, bëri që 22 punëtorë të minierës së arit, Huashan të mbeteshin rreth 600 metra nën tokë. Të paktën njëri humbi jetën, ndërsa për fatin e 10 të tjerëve aktualisht nuk dihet asgjë. Pamjet televizive treguan minatorin e parë duke dalë në sipërfaqe me sy të mbyllur për t’i ruajtur nga drita. Transmetuesi shtetëror CCTV, ka thënë se minatori është jashtëzakonisht i dobët. Punonjësit e shpëtimit e mbuluan me batanije dhe e dërguan menjëherë në spital. Pas tij, u ngritën në sipërfaqe njëri pas tjetrit edhe 10 minatorë të tjerë. Nuk dihet nëse të njëjtën fat do të kenë edhe 10 minatorët e mbetur nën tokë, pasi sipas zyrtarëve kinezë do të duhen edhe dy javë për të kryer shpime, në mënyrë që të arrihet në vendin ku dyshohet se kanë mbetur ata. ashtu që të arrihet deri te bllokada e 10 minatorëve të mbetur. Minierat e Kinës konsiderohen ndër më vdekjeprurëset në botë. Sipas Administratës Kombëtare për Siguri të Minave, gjatë vitit të kaluar në minierat kineze janë regjistruar 573 viktima.

Top Channel/ Britania drejt BE-së pas një dekade, marrëveshja e re ndez debatet për rikthimin
20/11 23:20
Top Channel/ BE-Angli, marrëveshje e re! Londra dhe Brukseli afrohen sërish
20/11 23:11
Top Channel/ Trump: Irani po ndikon te nafta! Putin dhe Zelensky nuk kanë më “busull”
20/11 23:00
Top News- Tre marrëveshje mes Britanisë dhe BE/ Ujdi për ushqimet dhe lëvizshëmrinë e të rinjve
20/11 21:18
Top News- Rriten tensionet në Europë/ Estonia do të mbyllë kufirin rrugor me Rusinë
20/11 20:45
Top Channel/ Alarmohet NATO, raketa e dron rus mbi në Poloni! Trump ultimatum BE
20/11 19:56
Top News- E bujshme nga Gjermania, lehtësohen kontratat e punësimit..ja ndryshimet
20/11 18:58
Top News – Sirenat e alarmit gjëmojnë: Po vijnë raketa/‘Sulm’ rus në Poloni, Hh-101 bie në juglindje
20/11 15:38
Top News – Po ngre një perde të hekurt, të re! / Rusia kërcënon Estoninë pasi mbylli kufijtë
20/11 15:34
Top News – Do shërojë një Francë të kalbur…Ish kryeministri De Villepin hyn në garën për president
20/11 15:23
Top News – Protestuesit në Evropë ‘bashkojnë forcat’ / Kundër kostove të jetesës dhe militarizimit
20/11 15:10
Top Channel/Tensione në Romë, protestuesit përleshen me policinë: Paratë për njerëzit, jo për armët!
20/11 15:02
Top News – Operacioni ‘Frigoriferi i sigurt’/ Britania e Madhe mbron pajisjet nga sulmet kibernetike
20/11 14:40
Top Channel/ Vendim historik në Hagë, Mianmari përgjegjës për vrasjen e mijëra myslimanëve Rohingya
20/11 14:35
Top Channel/ Lista Studentore do të rishqyrtojë marrëveshjet me Kosovën, BE: Serbia t`i zbatojë!
20/11 14:33
Top News – 11 ushtri evropiane gati për në Ukrainë / Trupat stërviten në Poloni, mision pas luftës
20/11 14:32
Top News – Evropa në ‘flakë’, tre ditë protesta / Si po përpiqen qeveritë të zbusin krizën
20/11 14:26
Top News – ‘Raketa ruse’ bie në Poloni / NATO ngre avionët, Varshava: Është provokim
20/11 14:24
Top News – Grevë për pagat e shpenzimet publike / Paralizohet Italia, mijëra njerëz në protesta
20/11 14:14
Top News – Britania ‘kthehet’ në BE / Lehtësohet tregtia dhe lëvizja e të rinjve në bllok
20/11 13:51