Top News – Dridhet Kremlini, blitz ukrainas 15 km larg / Sulmohet rafineria e naftës në Moskë
16/06/2026 12:13

Dronët ukrainas sulmuan rafinerinë kryesore të naftës në Moskë, vetëm 15 km larg nga Kremlini. Një tufë dronësh çau mbrojtjen ajrore të përforcuar rishtazi në kryeqytetin rus. Flakët përfshiu Rafinerinë e Naftës Kapotnya jo larg kremlinit, ndërsa re tymi të zi mbushën qiellin. Qendra kryesore e naftës siguron deri në 70 përqind të nevojave të karburantit të Moskës dhe zonës përreth. Sulmi i ka dhënë një goditje të rëndë psikologjike drejtuesve të lartë të Rusisë, me sulmet në rafineri që vazhdojnë të godasin ekonominë ruse. Mungesa e karburantit është raportuar tani në të paktën 25 rajone, pavarësisht se Rusia është një nga tre prodhuesit kryesorë të naftës në botë. Ukraina pothuajse ka bllokuar furnizimet e reja me karburant për Krimenë dhe zona të tjera të pushtuara, me sulme ndaj cisternave dhe kamionëve, si edhe ndaj urave kyçe. Seria e sulmeve të suksesshme ka ngritur gjithashtu pikëpyetje mbi aftësinë e Moskës për të kontrolluar plotësisht rajonet e pushtuara. Fluturimet u pezulluan në të katër aeroportet kryesore të Moskës, Domodedovo, Sheremetyevo, Vnukovo dhe Zhukovsky, duke shkaktuar kaos në udhëtime. Sulmi me dronë është një nga më të rëndët kundër qytetit në të gjithë luftën katërvjeçare.’Këtë mëngjes, rajoni i Moskës ndjeu shtrirjen e aftësive me rreze të gjatë veprimi të Ukrainës. Një rafineri nafte u godit në një distancë prej 500 kilometrash. Kjo është një përgjigje e drejtë ndaj sulmeve ruse dhe zvarritjes së një lufte që duhet të përfundojë", shkroi presidenti ukrainas Volodimir Zelenski në X.

Top News- Sulmet ndaj anijeve/ NATO dërgon avionë dhe dronë në Detin e Zi
20/10 23:00
Top News-Protestat e dhunshme të fundjavës/ Franca nxjerr trupa ushtarake për të përforcuar Policinë
20/10 22:30
Top News- Protestat në Milano/ Italia ndryshon ligjin, 5 vite burg dhe gjoba 20 mijë euro
20/10 22:20
Top News- Rumania del nga kriza/ Votëbesohet qeveria e re, merr fund bllokada
20/10 21:53
Top News – E bllokuar mes ujit, shpëtohet familja / Përmbytje të mëdha në Spanjë, katër viktima
20/10 15:05
Top News – Masa të reja sociale në Spanjë / Qeveria reagon disa javë para zgjedhjeve
20/10 14:57
Top News – Pritet ‘fundjavë zjarri’ në Itali / 500 ushtarë në Milano, masa të rrepta sigurie në vend
20/10 14:49
Top News – Bllokuan sheshet me çadra / Portugali, policia çmonton kampet, 55 të arrestuar
20/10 14:44
Top Channel/ “Luftë guerrile” në Milano: 500 ushtarë shtesë, qeveria italiane përgatit dekretin!
20/10 14:24
Top Channel/ Bombardimet në portet ukrainase, kriza e drithit mbërrin në Itali: Çmimet rriten 24%!
20/10 14:22
Top News – Trump heton Grenell për korrupsion / Skandal në Shtëpinë e Bardhë, ‘blerje ndikimi’
20/10 14:18
Top News – Pas Francës, radha e Amerikës…!!! Kriza ‘tingëllon e njohur’ por SHBA është ‘ndryshe’
20/10 13:55
Top News – JD Vance distancohet nga Trump / Nuk pranon të mbështesë Netanyahun për rizgjedhje
20/10 13:43
Top News – Trump: Rusia ka qenë e mirë me Ukrainën / Zelenski takon Witkoff për të riparuar lidhjet
20/10 13:41
Top News – Amerikanët nuk e duan Trumpin / Mbështetja bie në nivelin më të ulët historik
20/10 13:41
Top News – Franca shpërthen, ekstremi i djathtë ngrihet/ Evropa ‘në rrezik’, zemërim para zgjedhjeve
20/10 12:24
Top Channel/ Studentët protestë në Greqi, partitë e majta dalin në mbështetje të protestave
20/10 12:19
Top Channel/ Richard Grenell në skemën e pagesave për ndikim te Presidenti? Trump urdhëron hetim!
20/10 12:16
Top Channel/Tensione të reja Trump-Zelensky: “Ne i kemi dhënë shumë Ukrainës, nuk kemi marrë asgjë”!
20/10 11:20
Top Channel /Papa i telefonon pwr marrëveshje me Rusinë, Zelensky: Trump do kapitullimin
19/10 23:27