Top News – Drejtoresha e FMN-së: Kriza aktuale ekonomike, si asnjë tjetër
16/10/2020 12:04

Fondi Monetar Ndërkombëtar paralajmëroi pas një takimi virtual për “pasiguri të konsiderueshme”, që mund të pengojnë rimëkëmbjem ekonomike globale nga pandemia e koronavirusit. Drejtoresha menaxhuese e FMN-së, Kristalina Georgieva, tha se kriza aktuale është “si asnjë tjetër” dhe “kërkon hapa për të mundësuar rimëkëmbje, si asnjë tjetër”. Parashikimi i fundit ekonomik i FMN-së vlerëson se ekonomia globale do të tkurret për 4.4 për qind këtë vit – një shifër kjo e paparë që nga Depresioni i Madh i viteve 1930. Georgieva iu bëri thirrje vendeve që të bashkëpunojnë ndërkombëtarisht, duke thënë se përshpejtimi i rimëkëmbjes mund të shtojë 9 trilionë dollarë të ardhura globale deri në vitin 2025. Ajo tha se Shtetet e Bashkuara kanë kapacitet për të nxjerrë më shumë stimuj ekonomikë. Shpenzimet amerikane deri më tani, gjatë pandemisë, kanë pasur një ndikim shumë pozitiv në pjesën tjetër të botës, tha Georgieva. Sekretari amerikan i Thesarit, Steven Mnuchin, i tha panelit të FMN-së se Shtetet e Bashkuara kanë nxjerrë “paketën më të madhe të ndihmës ekonomike në historinë e Shteteve të Bashkuara”. Uashingtoni ka nxjerrë rreth 3 trilionë dollarë deri më tani dhe negociatat për një raund tjetër stimulues janë në zhvillim e sipër. “Kriza kërcënon të lërë plagë afatgjate në ekonominë globale, të tilla si rritja më e dobët e prodhimit, borxhe më të mëdha, dobësi financiare, më shumë varfëri dhe pabarazi”, tha paneli i FMN-së. Banka Botërore ka parashikuar se pandemia e koronavirusit mund t’i çojë 114 milionë njerëz në varfëri ekstreme, që do të thotë të jetosh me më pak se 1.90 dollar në ditë.

Top Channel/ Bisedimet për paqen, “zbutet” Putin dhe pranon BE në tryezë
12/11 23:26
Top Channel/ Trump “heq dorë” nga Irani: Nuk është më prioritet
12/11 23:19
Top Channel/ Sulm me armë në SHBA, një i vdekur e katër të plagosur
12/11 23:13
Top Channel/ Putin kërcënon me luftë të re: Trupat e huaja në Ukrainë, objektiv ushtarak
12/11 20:10
Top Channel/ ‘Tërmet’ te Nvidia! Pas 33 vites dorëhiqet shefi, që u lidh me spiunen kineze
12/11 19:58
Top News – Italia në kaos, alarm në 2 mijë shkolla / Kërcënime për bomba, evakuim vetëm me prova
12/11 15:26
Top News – Toka ka një mini-Hënë të re / Do mbetet në orbitë deri në dhjetor, 2 metra e gjerë
12/11 15:08
Top Channel/Siguria mbledh liderët botërorë, Macron për bombat: “Herët për të identifikuar autorët”!
12/11 15:06
Top News – Panik në shina, ndalen trenat Eurostar / Kërcënimi për bombë shkakton vonesa
12/11 13:22
Top News – Vendet nordike duan NATO-n e tyre / Punojnë për një marrëveshje të përbashkët mbrojtëse
12/11 13:21
Top News – Njerëzit e Trumpit zbresin në Rusi / Witkoff dhe Kushner, bisedime me Putinin në Kremlin
12/11 13:19
Top Channel/ Skandali rrëzon zv.ministrin grek, dorëhiqet Tsavdaridis, dyshohet se ndërhyri për…
12/11 12:30
Top Channel/ Të dërguarit e Trump mbërrijnë në Moskë: Witkoff dhe Kushner, takim me Putin!
12/11 12:23
Top News – ‘Përparim’ por ende jo paqe…Bisedimet Rusi-Ukrainë-SHBA përfundojnë në Abu Dabi
12/11 12:19
Top Channel/ Spanjollët në grevë për çmimet e banesave: “Do paralizojmë krejtësisht ekonominë”!
12/11 12:08
Top Channel/ Nuk pyet për eprorin, ushtari qorton Pete Hegseth: “Këtu, qetësi dhe respekt”!
12/11 11:59
Top News – Shembet ndërtesa në Nju Jork / Kërkohen të mbijetuar nën rrënoja, të paktën dy viktima
12/11 11:57
Top News – Rrëzohen raketa mbi Mekë / Huthit sulmojnë Arabinë Saudite, përshkallëzohet lufta
12/11 11:54
Top News – Stuhia shkakton kaos në Evropë / Po vjen drejt nesh, rrugët kthehen në lumenj të tërbuar
12/11 11:51
Top Channel/ Netanyahu i jep urdhër ushtrisë: Përgatituni për të sulmuar Iranin!
12/11 11:20