Top News – Doza e tretë e vaksinës / A është e nevojshme apo jo…?
17/09/2021 11:27

Një studim i publikuar pak ditë më parë në revistën mjekësore The Lancet, tregon se vaksinat, që në pjesën dërrmuese të tyre vijnë me dy doza, janë mjaftueshëm efikase për të parandaluar sëmundjen e rëndë nga koronavirusi dhe se aktualisht nuk ka nevojë që popullata e përgjithshme të marrë një dozë të tretë. Por, tashmë disa shtete kanë filluar që të ofrojnë doza shtesë nga frika e variantit më ngjitës, Delta, që ka detyruar Organizatën Botërore të Shëndetësisë të bëjë thirrje për moratorium sa i përket dozave të treta, pas shqetësimeve për furnizimin me vaksina në vendet e varfra, ku miliona persona ende nuk kanë marrë dozën e parë të vaksinës. Edhe raporti i The Lancet, del në përfundimin se me kërcënimin e Deltës “dozat përforcuese në popullatë nuk janë të përshtatshme në këtë fazë të pandemisë”. Autorët e studimit, që kanë shqyrtuar studimet vëzhguese dhe provat klinike, gjetën se vaksinat vazhdojnë të jenë shumë efektive ndaj simptomave të rënda të COVID-19, në të gjitha variantet kryesore të virusit, përfshirë edhe variantin Delta, edhe pse ato kishin sukses më të ulët në parandalimin e sëmundjes asimptomatike. Shkencëtarët, po ashtu thanë se dozat përforcuese mund të jenë të papërshtatshme për disa individë, siç janë ata me sistem të dobësuar imunitar, që nuk prodhojnë përgjigje të duhur imunitare pas marrjes së dy dozave të vaksinës.

Top Channel/ Protesta masive në Stamboll, karikatura e Profetit ndez revoltë te qytetarët turq
01/07 23:02
Top Channel/ Macron telefonon Putin/ Presidenti francez i kërkoi t’i japë fund sulmeve
01/07 23:00
Top Channel/ “Lufta e fjalëve” Trump-Musk, manjtati i teknologjisë përballet me një tjetër tronditje
01/07 22:58
Top Channel/ Tragjedi në Kaliforni, 13-vjeçari vd*s nga helmimi me alkool
01/07 22:56
Top Channel/ Trump sulmon Musk: Të kthej në Afrikë. shefi i Teslas: Na drejton partia e derrit
01/07 22:45
Top News – Sanchez, ‘në fije të perit’. Kryeministri spanjoll përballë akuzave për korrupsion
01/07 22:22
Top Channel/ Mbyllet zyrtarisht USAID, Shqipëria përfitoi 189 milionë USD 4 vitet e fundit
01/07 20:05
Top Channel/ ‘Beteja’ Trump-Musk, presidenti: Ndoshta Elon duhet të kthehet në Afrikën e Jugut
01/07 20:03
Top News – Trump kërcënon Elon Musk. Me dëbim nga SHBA dhe heqje të subvencioneve të TESLA-s
01/07 19:55
Top News- Arrestohet danezi për spiunazh/ Kundër hebrenjve, dyshohet se i shërbente Iranit
01/07 16:58
Top News- 27 kg drogë të fshehur në frigorifer/ Arrestohet 29-vjeçari shqiptar në Itali
01/07 16:48
Top Channel/ Rindizet “lufta” Trump-Musk, presidenti: Ndoshta duhet të kthehet në Afrikën e Jugut!
01/07 15:09
Top News – ‘Të shpëtojmë zonën Schengen’ / Kancelari gjerman: Rrezikohet nga trafikantët e njerëzve
01/07 14:51
Top News – Rusia pushton tërë Luhanskun / Kontroll të plotë të rajonit, konfirmojnë zyrtarët rusë
01/07 14:50
Top News – Trump ‘thërret’ Netanyahun / Takimi javën tjetër, thirrje për armëpushim në Gaza
01/07 14:49
Top News – Raketat britanike ‘ndëshkojnë’ Rusinë / Goditen oficerët rusë, sulm në bazën ushtarake
01/07 14:49
Top News – Polonia kthen kontrollet në kufi / ’Blindon’ kalimet me Gjermaninë dhe Lituaninë
01/07 14:47
Top News – Izraeli ‘bën shoshë’ Gazën / 60 viktima para bisedimeve me SHBA për armëpushim
01/07 14:46
Top Channel/ Tmerr në Turqi: Shpërthejnë zjarrët, dhjetëra mijëra të evakuar-“Digjet” Izmiri!
01/07 12:22
Top Channel/ 6 miliardë euro, BE konfirmon në Shkup mbështetjen për Ballkanin Perëndimor!
01/07 12:00