Top News – Donald Trump… në kërkim të mandatit tjetër
03/11/2020 12:26

Donald Trump, presidenti i 45-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, një lider shumë i polemizuar kërkon një mandat tjetër në Shtëpinë e Bardhë dhe e ka bërë këtë me kartën e emigracionit, tregtisë dhe ekonomisë në dorë… por më pas, kriza e koronavirusit erdhi dhe ndryshoi shumëçka… 74-vjeçari i lindur në Queens, ka qenë një ish-drejtues reality-show dhe biznesmen i pronave të paluajtshme në Nju Jork që asnjëherë nuk kishte garuar për një post politik deri në 2016-ën. Mënyra se si Trump dhe administrata e tij reaguan ndaj krizës së koronavirusit, me shumë gjasa do të mbahet mend gjatë dhe do të ndikojë padyshim në rezultatin e zgjedhjeve. Para se kriza e koronavirusit të konsumonte administratën e tij, thirrjet e tubimeve të 2016-ës, “Ndërto murin”, rëndonin mbi fushatën e tij për rizgjedhje. Ndërtimi i një muri përgjatë kufirit jugor të vendit që duhej të ndalonte emigrantët e paligjshëm ka ecur ngadalë, por ndalimi i emigrantëve ka qenë një nga politikat kryesore të tij që edhe ka karikuar bazën mbështetëse. Trump e ka përdorur madje emigracionin edhe si një mënyrë për të devijuar vëmendjen nga mënyra se si administrata e tij ka menaxhuar pandeminë. Trump, po ashtu, e bëri eleminimin e rregulloreve federale një prioritet me fokusin te çmontimi i rregulloreve ambjentaliste të erës së obamës. Deri më tani, ai ka dështuar të arrijë prioritetet e tij legjislative të kohës kur erdhi në detyrë: nuk e rrëzoi dot “ObamaCare”, por ka kënaqur jo pak republikanët me angazhimin e tij në emërimin e gjykatësve konservatorë në instancat federale. Trump ka patur në vëmendje edhe tregtinë duke arritur madje të shkëputet edhe nga ortodoksia republikane e tregtisë së lirë në favor të një qëndrimi më populist.

Top Channel/ Bisedimet për paqen, “zbutet” Putin dhe pranon BE në tryezë
12/11 23:26
Top Channel/ Trump “heq dorë” nga Irani: Nuk është më prioritet
12/11 23:19
Top Channel/ Sulm me armë në SHBA, një i vdekur e katër të plagosur
12/11 23:13
Top Channel/ Putin kërcënon me luftë të re: Trupat e huaja në Ukrainë, objektiv ushtarak
12/11 20:10
Top Channel/ ‘Tërmet’ te Nvidia! Pas 33 vites dorëhiqet shefi, që u lidh me spiunen kineze
12/11 19:58
Top News – Italia në kaos, alarm në 2 mijë shkolla / Kërcënime për bomba, evakuim vetëm me prova
12/11 15:26
Top News – Toka ka një mini-Hënë të re / Do mbetet në orbitë deri në dhjetor, 2 metra e gjerë
12/11 15:08
Top Channel/Siguria mbledh liderët botërorë, Macron për bombat: “Herët për të identifikuar autorët”!
12/11 15:06
Top News – Panik në shina, ndalen trenat Eurostar / Kërcënimi për bombë shkakton vonesa
12/11 13:22
Top News – Vendet nordike duan NATO-n e tyre / Punojnë për një marrëveshje të përbashkët mbrojtëse
12/11 13:21
Top News – Njerëzit e Trumpit zbresin në Rusi / Witkoff dhe Kushner, bisedime me Putinin në Kremlin
12/11 13:19
Top Channel/ Skandali rrëzon zv.ministrin grek, dorëhiqet Tsavdaridis, dyshohet se ndërhyri për…
12/11 12:30
Top Channel/ Të dërguarit e Trump mbërrijnë në Moskë: Witkoff dhe Kushner, takim me Putin!
12/11 12:23
Top News – ‘Përparim’ por ende jo paqe…Bisedimet Rusi-Ukrainë-SHBA përfundojnë në Abu Dabi
12/11 12:19
Top Channel/ Spanjollët në grevë për çmimet e banesave: “Do paralizojmë krejtësisht ekonominë”!
12/11 12:08
Top Channel/ Nuk pyet për eprorin, ushtari qorton Pete Hegseth: “Këtu, qetësi dhe respekt”!
12/11 11:59
Top News – Shembet ndërtesa në Nju Jork / Kërkohen të mbijetuar nën rrënoja, të paktën dy viktima
12/11 11:57
Top News – Rrëzohen raketa mbi Mekë / Huthit sulmojnë Arabinë Saudite, përshkallëzohet lufta
12/11 11:54
Top News – Stuhia shkakton kaos në Evropë / Po vjen drejt nesh, rrugët kthehen në lumenj të tërbuar
12/11 11:51
Top Channel/ Netanyahu i jep urdhër ushtrisë: Përgatituni për të sulmuar Iranin!
12/11 11:20