Ish-shefi i shtabit të Shtëpisë së Bardhë, Mark Meadoës i dorëzoi komisionit që po heton sulmin e 6 janarit në Kapitol, 38 faqe në të cilat theksohet se Donald Trump do të shpallte një emergjencë të sigurisë kombëtare në mënyrë që të rimerrte presidencën, shkruan The Guardian Pra sulmi ndaj kongresit amerikan nuk ishte një revoltë e organizuar në rrjetet sociale, por një plan i detajuar mirë që do të fuste Shtetet e Bashkuara të Amerikës në një grusht shteti me rikthimin e Donald Trump në pushtet.