Një 34 vjeçar me origjinë shqiptare është arrestuar nga policia italiane, pasi dyshohet se joshte fëmijë dhe më pas u zhvaste para duke i kërcënuar se do ti spiunonte tek prindërit e tyre. Mediat fqinje raportojnë se 34-vjeçari që u vu në pranga nga karabinierët, përdorte një platformë online për të krijuar njohje të reja, duke i joshur fëmijët.