Presidenti ukrainas, Volodimir Zelenski, mban një pistoletë me vete dhe do të kishte luftuar deri në vdekje, bashkë me njerëzit e tij, nëse rusët do të kishin sulmuar presidencën në Kiev, në fillim të luftës. Kështu u shpreh ai në një intërvistë të dhënë të shtunën. “Unë di të qëlloj. A mund ta imagjinoni një titull gazetash si: Presidenti Ukrainas është kapur rob nga rusët? Kjo është një fatkeqësi, do të ishte një fatkeqësi”, tha ai.