Top News – Do të bjerë shi acidik… / Re toksike nga vullkani mbi Evropë dhe Britani
23/09/2021 14:42

Llavë, tym dhe gazra helmues kanë vazhduar të dalin nga vullkani në Las Palmas gjatë natës, duke bërë që hi toksik të bjerë si shi mbi ishull. Banorët lokalë janë këshilluar të lajnë perimet dhe veshjet dhe të evitojnë gëlltitjen e hirit ndërkohë që shpërthimi nuk tregon shenja ngadalësimi edhe kur kanë kaluar pesë ditë nga fillimi i tij. Një lumë llave i dalë nga krateri vazhdon udhëtimin e ngadaltë drejt oqeanit duke djegur cdo shtëpi apo fermë që i del përpara. Ndërkohë, pasojat do të ndjehen edhe shumë larg, me një re të madhe gazi të dioksidit të squfurit që do të mbulojë evropën të enjten dhe me gjasë do të sjellë mbi të shi acidik. E njëjta re do të mbërrijë edhe britaninë e madhe deri të dielën me vëzhguesit që thonë se në atë pikë, shanset që ajo të prekë sistemin e motit do të jenë shumë të vogla. Vullkanologët që po monitorojnë shpërthimin paralajmëruan të mërkurën se vullkani kishte hyrë në një fazë të re shpërthyese dhe se me gjasa do të nxirrte akoma më shumë hi dhe tym. E kjo u pa gjatë natës së shkuar, me pamjet që tregonin llavën që ngrihej për qindra metra në qiell e më pas, lëshohej poshtë faqes së kraterit si një lumë i tërbuar. Të dhënat nga satelitët e motit të BE tregojnë progresin e llavës që tashmë ndodhet pak km larg nga oqeani. Shkenvëtarët kishin parashikuar se llava do të arrinte detin të martën duke prodhuar një re gazi toksik në momentin e përzierjes me ujin e detit. Por tani ata mendojnë se llava edhe mund të mos arrijë deri në det, por të vazhdojë të përhapet në tokë duke shkatërruar më shumë shtëpi dhe toka bujqësore nga sa ishte menduar.

Top Channel/ Sondazhi në Britani: Nëse zgjedhjet mbahen nesër, partia e Farage, shumicë dërrmuese!
15/10 15:18
Top News – ‘Fuqia e zjarrit’ po vjen për Ukrainën / Por Tomahawk-ët nuk janë në agjendën e NATO-s
15/10 15:10
Top Channel/ Time i nxjerr foton në kopertinë, Trump “tërbohet”: “Më zhdukën flokët”!
15/10 15:08
Top News – Zbulohet pasaporta më e fuqishme në botë / SHBA dhe Britania shënojnë rënie rekord
15/10 14:58
Top News – Izraeli akuzon Hamasin: Po luan lojëra / Një nga trupat e kthyer nuk i përket asnjë pengu
15/10 14:57
Top News – Kryebashkiaku i Odesës me pasaportë ruse / Zelenski i heq shtetësinë, emëron kreun e ri
15/10 14:54
Top Channel/ Mur dronësh në Europë, Rutte: Po punojmë me BE-në, ne ushtrinë ata fondet!
15/10 13:42
Top Channel/ Lëkundet armëpushimi? Izraeli: Po nuk kthyet trupat, do pezullojmë ndihmat sërish!
15/10 13:41
Top Channel/ Marrëveshja e paqes në Gaza, Berisha: Dënoj më forcë heshtjen e qeverisë shqiptare
15/10 13:30
Top News – ‘Më e keqja e të gjitha kohërave’ / Trump i zemëruar me ‘Times’, ‘kopertinë e shëmtuar’
15/10 13:14
Top News – Ukraina urdhëron evakuim masiv / Luftë e madhe për Kupianskun, largohen 600 fëmijë
15/10 13:14
Top News – Trump ‘i shpall luftë’ Spanjës / E kërcënon me tarifa, nuk rriti shpenzimet e mbrojtjes
15/10 13:12
Top News – Vullkani ‘djeg’ qiellin e natës / Kolonë masive hiri dhe tymi, shpërthim i fuqishëm
15/10 13:07
Top News – Trump ‘sulmon’ Venezuelën / Hidhet në erë anija e drogës, gjashtë të vrarë
15/10 12:16
Top News – Kina kërcënon SHBA-në / ‘Luftë deri në fund’ për tarifat, nuk tërhiqet
15/10 11:24
Top Channel/ Gjermani, dështon marrëveshja për shërbimin ushtarak: Rezistencë nga socialdemokratët!
15/10 11:24
Top News – Shërbimi ushtarak, dështon marrëveshja / Gjermani, rrëzohet modeli i planifikuar
15/10 11:17
Top News – Heq dorë nga masat kundër Hamasit / Izraeli vendos të rihapë pikëkalimin në Rafah
15/10 11:16
Top News – Ndizet lufta Afganistan-Pakistan / Talebanët raportojnë se ka civilë të vrarë në sulme
15/10 11:15
Top Channel/ Gaza: Roli i Trumpit kyç, por jo rrugë drejt paqes- A do çarmatoset vërtet Hamasi?
15/10 11:13