Top News – Ukraina urdhëron evakuim masiv / Luftë e madhe për Kupianskun, largohen 600 fëmijë
15/10/2025 13:14

Autoritetet lokale në Ukrainë urdhëruan evakuimin e familjeve nga dhjetëra fshatra pranë qytetit verilindor të shkatërruar thuajse plotësisht të Kupiansk-ut, duke përmendur "situatën e përkeqësuar të sigurisë", në një rajon që është përballur me sulme të rënda ruse. Oleh Syniehubov, guvernator i rajonit verilindor të Kharkiv-it, shkroi në Telegram se gjithsej 409 familjeve me 601 fëmijë iu tha të largoheshin nga 27 zona. Një zyrtar tjetër në zonën e prekur më vonë i tha transmetuesit publik Suspilne se lista e lokaliteteve që do të evakuoheshin nga familjet ishte zgjeruar në 40. Për muaj të tërë, forcat ruse kanë sulmuar dhe avancuar në qytetin e Kupianskut, i cili shihet si një objektiv kyç në sulmin e tyre drejt perëndimit përmes Ukrainës qendrore dhe lindore. Qyteti u pushtua fillimisht nga forcat ruse në javët e para të pushtimit të Ukrainës në shkurt 2022, por forcat e Kievit e rimorën atë më vonë atë vit. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy javën e kaluar tha se forcat ukrainase po mbronin zonat kryesore të vijës së frontit, përfshirë Kupianskun. Ai gjithashtu ka folur ditët e fundit për një kundërsulm ukrainas pranë qytetit Dobropillias më në jug. Në anën tjetër presidenti rus Vladimir Putin javën e kaluar u tha oficerëve të lartë se forcat e Moskës kishin avantazhin strategjik në të gjitha zonat e vijës së frontit. Komandanti më i lartë i Ukrainës, Oleksander Syrskyi, vlerëson se vija e frontit shtrihet për 1,200 km.

Top Channel/ Strategjia e re e Netanyahut, akuzon Katarin për ndërhyrje në zgjedhje
29/10 20:02
Top Channel/ Ikën presidentja e Bankës Qendrore, Christine Lagarde dha dorëheqjen mes krizës
29/10 19:58
Top News-Letra diplomatike e Vance për Iranin. Teherani jep përgjigje:Nuk ka rifillim të negociatave
29/10 19:30
Top News – Lufta me Iranin rinis pas zgjedhjeve / SHBA paralajmëron aleatët, sulme dhe hakmarrje
29/10 17:36
Top News – Hidhet në erë stacioni i trenit / Rusia godet Dnipron, 13 të vdekur e 10 të plagosur
29/10 16:47
Top News – Çmimi i ëndrrave të Trumpit… / Melania më afër Nobelit, ‘problem’ xhelozie në çift
29/10 15:00
Top News – ‘Popemobile’, një fron mbi rrota…Vatikani hap ekspozitën, datojnë nga viti 1930
29/10 14:59
Top News – Kina, ‘objekt hapësinor’ Top Secret / ‘Lëshoi sende mbi tokë’, 007 amerikane kanë pamjet
29/10 14:14
Top Channel/ Kina “fshin” të korruptuarit: Xi me dorë të hekurt, rekord përjashtimesh nga partia!
29/10 14:12
Top News – Vritesh nga bombat ose vdes nga uria! Armëpushimi në Oleshky, vijnë ndihmat humanitare
29/10 13:12
Top News – Jep dorëheqjen shefja e BQE / Lagarde largohet, i jep fund muajsh spekulime
29/10 13:05
Top News – Jam presidenti legjitim i Brazilit! Bolsonaro u arratis në SHBA, ‘viktimë e një puçi’
29/10 13:01
Top News – Ukraina ‘në tehun e thikës’ / Zelenski” Fati ynë vuloset nga zgjedhjet në SHBA
29/10 12:16
Top Channel/ SHBA, rrjedhin të dhënat e punonjësve të sigurisë: Ekspozohen efektivë të ICE!
29/10 12:06
Top Channel/ Paralizohet Italia, grevë e përgjithshme më 30 tetor: Transporti publik në rrezik!
29/10 12:05
Top News – Putin: Elon Musk është një gjeni! La Ukrainën të pambrojtur, ndërpreu Starshield
29/10 11:55
Top News – Netanyahu mbetet në detyrë / Kryeministër i përkohshëm pas zgjedhjeve të paqarta
29/10 11:48
Top News – Boçet e opiumit ‘lulëzojnë’ në Afganistan / Talebanët e ndaluan por fermerët nuk ndalen
29/10 11:48
Top News – Trump dhe Obama ‘në llogore’ / Shkëmbejnë ‘thumbime’ pak ditë para zgjedhjeve
29/10 11:39
Top News – Kërkim i dëshpëruar për të mbijetuar/ Tragjedia e trenave në Spanjë, 68 viktima deri tani
29/10 11:34