Top News – Do ndërtohet në Gjermani/ Qendra hapësinore e NATO-s
23/10/2020 12:41

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg konfirmoi të enjten se aleanca ushtarake do të krijojë një qendër hapësinore në bazën e Komandës Ajrore të Forcave Aleate në Ramshtajn të Gjermanisë. Duke folur në Bruksel pas një konference virtuale të ministrave të jashtëm të NATO-s, Stoltenberg konfirmoi njoftimet në lidhje me qendrën hapësinore të bëra më parë këtë javë nga agjencitë evropiane të lajmeve. “NATO është e vendosur të ruajë avantazhin e saj në të gjitha fushat”, tha ai, duke përfshirë “tokën, detin, ajrin, fushën kibernetikën dhe hapësirën”. Gjatë një takimi dhjetorin e kaluar, Stoltenberg deklaroi “hapësirën si një fushë operacionale për NATO-n. Dhe sot ne bëmë një hap tjetër të rëndësishëm”. Në komentet e tij, shefi i NATO-s tha se qendra hapësinore e Komandës Ajrore Aleate do të ndihmonte për të koordinuar aktivitetet hapësinore të aleatëve dhe për të siguruar mbështetje për misionet dhe operacionet e NATO-s nga hapësira duke përdorur komunikimet satelitore dhe imazhet. Stoltenberg tha se qendra gjithashtu do të ndihmonte në mbrojtjen e sistemeve hapësinore aleate të NATO-s duke shpërndarë informacione rreth kërcënimeve të mundshme. Stoltenberg ka thënë vazhdimisht se NATO nuk ka interes në “militarizimin” e hapësirës. Por të enjten, ai tha se kërcënimet ndaj satelitëve të NATO-s dhe sistemeve hapësinore janë reale. “Për shembull,” tha ai, “Rusia dhe Kina tani po zhvillojnë aftësi që mund të verbojnë, shkatërrojnë satelitët, të cilat do të kenë një ndikim të rëndë si për ushtrinë ashtu edhe aktivitetet civile në terren.” Stoltenberg gjithashtu tha se ministrat e jashtëm të NATO-s shprehën shqetësimin në lidhje me arsenalin në rritje rus të raketave të sofistikuara bërthamore dhe rëndësinë e zgjatjes nga Rusia dhe Shtetet e Bashkuara të traktatit START i Ri. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s gjithashtu bëri thirrje për një armëpushim të menjëhershëm dhe ndërprerjen e të gjitha armiqësive midis Armenisë dhe Azerbajxhanit në rajonin e debatueshëm të Nagorno-Karabakut. Ky rajoni ndodhet brenda Azerbajxhanit por ka qenë nën kontrollin e forcave etnike armene të mbështetura nga Armenia që kur përfundoi lufta atje në vitin 1994. Luftimet aktuale në Nagorno-Karabak shënojnë përshkallëzimin më të madh të konfliktit që nga përfundimi i luftës. Stoltenberg i bëri thirrje Turqisë që “të përdorë ndikimin e saj të konsiderueshëm në rajon për të ulur tensionet”.

Top Channel/ Bisedimet për paqen, “zbutet” Putin dhe pranon BE në tryezë
12/11 23:26
Top Channel/ Trump “heq dorë” nga Irani: Nuk është më prioritet
12/11 23:19
Top Channel/ Sulm me armë në SHBA, një i vdekur e katër të plagosur
12/11 23:13
Top Channel/ Putin kërcënon me luftë të re: Trupat e huaja në Ukrainë, objektiv ushtarak
12/11 20:10
Top Channel/ ‘Tërmet’ te Nvidia! Pas 33 vites dorëhiqet shefi, që u lidh me spiunen kineze
12/11 19:58
Top News – Italia në kaos, alarm në 2 mijë shkolla / Kërcënime për bomba, evakuim vetëm me prova
12/11 15:26
Top News – Toka ka një mini-Hënë të re / Do mbetet në orbitë deri në dhjetor, 2 metra e gjerë
12/11 15:08
Top Channel/Siguria mbledh liderët botërorë, Macron për bombat: “Herët për të identifikuar autorët”!
12/11 15:06
Top News – Panik në shina, ndalen trenat Eurostar / Kërcënimi për bombë shkakton vonesa
12/11 13:22
Top News – Vendet nordike duan NATO-n e tyre / Punojnë për një marrëveshje të përbashkët mbrojtëse
12/11 13:21
Top News – Njerëzit e Trumpit zbresin në Rusi / Witkoff dhe Kushner, bisedime me Putinin në Kremlin
12/11 13:19
Top Channel/ Skandali rrëzon zv.ministrin grek, dorëhiqet Tsavdaridis, dyshohet se ndërhyri për…
12/11 12:30
Top Channel/ Të dërguarit e Trump mbërrijnë në Moskë: Witkoff dhe Kushner, takim me Putin!
12/11 12:23
Top News – ‘Përparim’ por ende jo paqe…Bisedimet Rusi-Ukrainë-SHBA përfundojnë në Abu Dabi
12/11 12:19
Top Channel/ Spanjollët në grevë për çmimet e banesave: “Do paralizojmë krejtësisht ekonominë”!
12/11 12:08
Top Channel/ Nuk pyet për eprorin, ushtari qorton Pete Hegseth: “Këtu, qetësi dhe respekt”!
12/11 11:59
Top News – Shembet ndërtesa në Nju Jork / Kërkohen të mbijetuar nën rrënoja, të paktën dy viktima
12/11 11:57
Top News – Rrëzohen raketa mbi Mekë / Huthit sulmojnë Arabinë Saudite, përshkallëzohet lufta
12/11 11:54
Top News – Stuhia shkakton kaos në Evropë / Po vjen drejt nesh, rrugët kthehen në lumenj të tërbuar
12/11 11:51
Top Channel/ Netanyahu i jep urdhër ushtrisë: Përgatituni për të sulmuar Iranin!
12/11 11:20