Kjo eshte fundjava e fundit në Itali kur mund të lëvizet lirshëm nga njëri rajon në tjetrin. Nga e hëna kjo nuk do të jetë më e mundur, përvecse në raste të caktuara. Në stacionin qendror të trenave në Milano, njerëzit vërshuan të përfitonin përpara se vendi të mbyllet për festat e fundvitit. Shumë prej tyre megjithatë, janë dakort me masat e izolimit, edhe pse ato konsiderohen mjaft të ashpra.