Donald Trump tha se Shtetet e Bashkuara mund të kryejnë më shumë sulme në qendrën jetësore të eksportit të naftës në Ishullin Kharg të Iranit 'vetëm për qejf', duke hedhur poshtë perspektivën e një marrëveshjeje të shpejtë paqeje me Teheranin. "Kushtet nuk janë ende mjaftueshëm të mira", tha presidenti amerikan për NBC Neës. Regjimi iranian dëshiron të bëjë një marrëveshje, pretendoi ai.