Top News – “Ditë e zezë për Italinë”/ Rekord i viktimave ditore
04/12/2020 12:18

Italia regjistroi një ditë më parë shifrën më të lartë të viktimave të koronavirusit, me 993 humbje jete në 24 orët e shkuara, pavarësisht se numri i infektimeve të reja është në rënie. Rekordi i mëparshëm ishte prej 969 viktimash dhe ishte vendosur më 27 mars, kur Italia ishte nën izolim kombëtar pasi u bë i pari vend evropian që u godit rëndë nga pandemia. Tani bilanci i viktimave është 58038. “Një ditë e zeze për Italinë”, ishte një nga titujt e gazetave italiane. Numri i raportuar i viktimave ditore ka qenë nën 800 për pesë ditët e shkuara ndërsa numri i infektimeve po shënon rënie. Të enjten u raportuan 23 mijë raste të reja ndërkohë që më 13 nëntor ishin raportuar 40 mijë. Sipas Ministrit të Shëndetësisë, Roberto Speranza, situata është ende shumë serioze. Ndërsa kryeministri Giuseppe Conte, prezantoi masat e reja për sezonin e festave, ndër të cilat ndalim i udhëtimeve mes rajoneve nga 21 dhjetori më 6 janar dhe një ndalim qarkullimi gjatë natës nga ora 22 deri në orën 5 të mëngjesit. “Duhet të eleminojmë rrezikun e një vale të tretë që mund të mbërrijë në janar dhe që nuk është më pak serioze se vala e parë dhe e dytë. Nuk mund ta ulim vigjilencën”, tha Conte. Aktualisht Italia është e ndarë në zona rreziku dhe masat variojnë nga njëra zonë në tjetrën. Për ministrat, kjo ndarje rajonale po funksionon por italianët janë paralajmëruar se duhet të mbeten vigjilentë dhe të ndjekin udhëzimet për të ulur infektimet e reja.

Top Channel/ Bisedimet për paqen, “zbutet” Putin dhe pranon BE në tryezë
12/11 23:26
Top Channel/ Trump “heq dorë” nga Irani: Nuk është më prioritet
12/11 23:19
Top Channel/ Sulm me armë në SHBA, një i vdekur e katër të plagosur
12/11 23:13
Top Channel/ Putin kërcënon me luftë të re: Trupat e huaja në Ukrainë, objektiv ushtarak
12/11 20:10
Top Channel/ ‘Tërmet’ te Nvidia! Pas 33 vites dorëhiqet shefi, që u lidh me spiunen kineze
12/11 19:58
Top News – Italia në kaos, alarm në 2 mijë shkolla / Kërcënime për bomba, evakuim vetëm me prova
12/11 15:26
Top News – Toka ka një mini-Hënë të re / Do mbetet në orbitë deri në dhjetor, 2 metra e gjerë
12/11 15:08
Top Channel/Siguria mbledh liderët botërorë, Macron për bombat: “Herët për të identifikuar autorët”!
12/11 15:06
Top News – Panik në shina, ndalen trenat Eurostar / Kërcënimi për bombë shkakton vonesa
12/11 13:22
Top News – Vendet nordike duan NATO-n e tyre / Punojnë për një marrëveshje të përbashkët mbrojtëse
12/11 13:21
Top News – Njerëzit e Trumpit zbresin në Rusi / Witkoff dhe Kushner, bisedime me Putinin në Kremlin
12/11 13:19
Top Channel/ Skandali rrëzon zv.ministrin grek, dorëhiqet Tsavdaridis, dyshohet se ndërhyri për…
12/11 12:30
Top Channel/ Të dërguarit e Trump mbërrijnë në Moskë: Witkoff dhe Kushner, takim me Putin!
12/11 12:23
Top News – ‘Përparim’ por ende jo paqe…Bisedimet Rusi-Ukrainë-SHBA përfundojnë në Abu Dabi
12/11 12:19
Top Channel/ Spanjollët në grevë për çmimet e banesave: “Do paralizojmë krejtësisht ekonominë”!
12/11 12:08
Top Channel/ Nuk pyet për eprorin, ushtari qorton Pete Hegseth: “Këtu, qetësi dhe respekt”!
12/11 11:59
Top News – Shembet ndërtesa në Nju Jork / Kërkohen të mbijetuar nën rrënoja, të paktën dy viktima
12/11 11:57
Top News – Rrëzohen raketa mbi Mekë / Huthit sulmojnë Arabinë Saudite, përshkallëzohet lufta
12/11 11:54
Top News – Stuhia shkakton kaos në Evropë / Po vjen drejt nesh, rrugët kthehen në lumenj të tërbuar
12/11 11:51
Top Channel/ Netanyahu i jep urdhër ushtrisë: Përgatituni për të sulmuar Iranin!
12/11 11:20