Kryeministrja e parë grua e Suedisë ka dhënë dorëheqjen vetëm disa orë pasi u emërua. Magdalena Andersson, u shpall si udhëheqëse të mërkurën, por dha dorëheqjen pasi partneri i saj i koalicionit u largua nga qeveria. “Unë i kam thënë presidentit që dëshiroj të jap dorëheqjen,” u tha zonja Andersson gazetarëve. Andersson tha se ajo shpresonte të përpiqej të bëhej sërish kryeministre.