Në fund të Luftës së Ftohtë, fuqia e tretë më e madhe bërthamore në botë nuk ishte as Britania, as Franca, as Kina. Ishte Ukraina . Me rënien e Bashkimit Sovjetik, Ukraina e pavarur trashëgoi rreth 5000 armë bërthamore që Moska kishte vendosur në territorin e saj. Tunelet nëntokësore në bazat ushtarake të vendit përmbanin raketa bërthamore me rreze të gjatë, të afta të mbanin deri në dhjetë koka bërthamore, secila prej të cilave ishte shumë më e fuqishme se bomba e Hiroshimës.