Kur Edi Rama prezantoi në shtator 2025 “Diellën” si ministren e parë në botë të Inteligjencës Artificiale, Shqipëria u shfaq në titujt e mediave ndërkombëtare si një vend që po hynte në epokën e “AI governance” më shpejt nga të tjerët. Një avatar me veshje tradicionale shqiptare, i ndërtuar mbi Microsoft Azure dhe OpenAI, u prezantua si arma e re kundër korrupsionit në tenderat publikë. Por sipas një investigimi të publikuar nga eksperti amerikan i sigurisë kibernetike Patrick Quirk, pas gjithë retorikës teknologjike fshihet një realitet shumë më banal: “Diella” rezulton thjesht një fasadë grafike pa tru artificial pas saj.