Taulant Malaj, një 47-vjeçar shqiptar është dënuar me burgim të përjetshëm nga një gjykatë në Itali, për vrasjen brutale të vajzës së tij 16-vjeçare dhe fqinjit të tij italian, Massimo De Santis. Ngjarja e rëndë ndodhi më 7 maj 2023, pas dyshimeve të Malajt se bashkëshortja e tij, Tefta Malaj, kishte një lidhje jashtëmartesore me fqinjën.