Të gjithë deputetët pro demokracisë në Hong Kong kanë dhënë dorëheqjen pasi pekini urdhëroi largimin nga parlamenti të katër kolegëve të tyre. Pekini miratoi të mërkurën një rezolutë që lejonte qeverinë e qytetit të shkarkonte politikanët që konsideroheshin një kërcënim për sigurinë kombëtare. Menjëherë pas kësaj, deputetët opozitarë thanë se do të linin legjislaturën e qytetit në shenjë solidariteti.