Top News – Dënimi me vdekje…/ Karolina e jugut vendos-me skuadër pushkatimi
06/05/2021 12:20

Dhoma e Ligjvënësve në Karolinën e Jugut votoi për të krijuar një skuadër pushkatimesh për ekzekutimin e të dënuarve me vdekje, pasi ky shtet ndeshet me mungesa të solucionit për injeksionet vdekjeprurëse. Dhoma e miratoi masën me 66 vota pro dhe 43 kundër, duke sjellë një hap më pranë vënien në praktikë të skuadrës së pushkatimit. Në mars Senati i këtij shteti miratoi variantin e tij të kësaj mase me 32 vota pro dhe 11 kundër. Kjo masë merret me synimin për të rifilluar ekzekutimin e të dënuarve me vdekje në një shtet që dikur ishte ndër më aktivët me këtë praktikë. Për herë të fundit në Karolinën e Jugut u krye ekzekutim 10 vjet më parë. Në bazë të projektligjit, i dënuari me vdekje mund të zgjedhë skuadrën e pushkatimit ose karrigen elektrike nëse ka mungesa të solucionit për injeksion vdekjeprurës. Tani projekt-ligji i kalon guvernatorit republikan për firmë. Sipas zyrtarëve të sistemit të korrektimeve të paktën tre nga të dënuarit me vdekje në Karolinën e Veriut kanë përmbyllur pa sukses të gjithë procesin e apelimeve dhe mund të ndeshen së shpejti me ekzekutim. Masa ligjore pritet të pasohet nga sfida në gjykatë. Karolina e Jugut filloi ekzekutimet me karrigen elektrike në 1912, duke e kaluar këtë akt në duart e autoriteteve shtetërore nga komunat individuale që deri atëherë kryenin ekzekutimet. Tre shtete të tjera: Misisipi, Oklahoma dhe Juta përdorin skuadra pushkatimi. Për momentin Karolina e Jugut nuk mund të kryejë ekzekutime pasi solucioni që përdoret për injeksionet vdekjeprurëse ka skaduar dhe ky shtet nuk ka arritur të sigurojë sasi shtesë. Kundërshtarët e kësaj mase sollën si shembull 14 vjeçarin George Stinney, personi më i ri në moshë i ekzekutuar ndonjëherë në SHBA. Në 1944 ai u dërgua në karrigen elektrike ku rripat lidhëse nuk arrinin të mbërthenin trupin e tij të vogël prej fëmije. Ai u ekzekutua pas një gjykimi një ditor për vrasjen e dy vajzave të bardha. Një gjykatës në vitin 2014 e shpalli të pavlefshëm gjykimin e tij.

Top News- 384 të arrestuar, sekuestrohen 1.4 tonë drogë, operacion i madh në Itali
21/12 09:33
Top Channel/ Kievi prodhon më shumë dronë. Nënshkruhet marrëveshje bashkëpunimi me Portugalinë
20/12 22:46
Top Channel/ Negociatat për fundin e luftës. Zelensky:SHBA ka propozuar Miamin për takimin trepalësh
20/12 22:43
Top News- Maduro tërbon Trump me gjestin e tij, SHBA dhe Venezuela drejt luftës
20/12 22:00
Top News- Paralajmërimi i Osama bin Ladenit/ Si përgjigjej për CNN ish-udhëheqësi i Al-Kaedës
20/12 21:00
Top News- 384 të arrestuar, sekuestrohen 1.4 tonë drogë, operacion i madh në Itali
20/12 20:00
Top News- Bisedimet e paqes Ukrainë-Rusi në SHBA, Trump kërkon përgjigje përfundimtare
20/12 19:30
Top News- Raketat ruse bien mbi Odesa /Viktima e të plagosur, Moska kërkon hakmarrje
20/12 19:00
Top Channel/ Bie borë në Arabinë Saudite: E rrallë, reshje dëbore edhe në Katar!
20/12 15:11
Top Channel/ Berisha bën ftesë për më 22 dhjetor “për të rrëzuar Edi Ramën”
20/12 15:08
Top Channel/ Putin provokon Erdoganin? Droni rus bie në Turqi, forcat ushtarake në alarm!
20/12 15:02
Top Channel/ Rubio, “hapa prapa” për Ukrainën: Bisedimet, rrugë e gjatë përpara!
20/12 14:44
Top News- Dy persona i zënë pritë dhe…/ Dalin pamjet e vrasjes së futbollistit në Ekuador
20/12 13:43
Top News- CIA kundër Trump: Putin dëshiron të gjithë Ukrainën, por dhe pjesë të Europës
20/12 13:26
Top News- Drogonte gruan, abuzonte dhe e filmonte, shokohen gjermanët
20/12 13:10
Top News- Ushtria e SHBA sulme të mëdha në Siri, nis shfarosja…hakmarrje për ushtarët e vrarë
20/12 13:00
Top News – Skandali s*ksual ‘Epstein’, të tjera emra. Në foto dhe Bill Clinton e Michael Jackson
20/12 12:59
Top News – Putinit i ‘shterojnë’ të ardhurat. Inflacioni ‘vret’ Rusinë, por nuk prek ushtrinë
20/12 12:30
Top Channel/ Administrata Trump i nxorri fotot me Epstein, reagon Bill Klinton!
20/12 12:29
Top Channel/ Trump “hap thesin” për Kosovën, Ambasada në SHBA: “Mbështetja u rikonfirmua”!
20/12 11:57
DIGITALB DIGITALB