Demokratët në senatin amerikan paralajmëruan kolegët e tyre republikanë se po helmojnë demokracinë e vendit duke vazhduar të refuzojnë fitoren e joe biden në zgjedhjet e javës së kaluar. Vetëm një grusht republikanësh kanë uruar publikisht Biden, një ndryshim i dukshëm ky në traditën politike që ka shtuar ndjesinë e polarizimit në uashington. Disa ligjvënës të lartë republikanë, mes të cilëve edhe lideri i shumicës në senat Mitch McConnell, kanë mbështetur presidentin Trump dhe refuzimin e tij për të pranuar humbjen. Pamjet: AFP