Top News – Demokratët `kundër` Biden/ Butonin bërthamor të mos e ketë vetëm presidenti
27/02/2021 15:32

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, i cili është gjithmonë i shoqëruar nga një ndihmës ushtarak që mban një çantë që ka brenda kodet për armët bërthamore, ka autoritetin e vetëm të urdhërojë një sulm bërthamor ose t'i përgjigjet armikut ndaj një sulmi të tillë. Por ligjvënësit e partisë demokrate po i kërkojnë Presidentit Joe Biden të heqë dorë nga ky pushtet i njëanshëm. Sipas një letre të miratuar nga 31 ligjvënës demokratë të Dhomës së Përfaqësuesve, dhënia e një autoriteti të tillë një personi "mbart rreziqe reale". "Presidentët e kaluar kanë kërcënuar të sulmojnë vendet e tjera me armë bërthamore ose kanë hasur në sjellje që i ka bërë zyrtarët e tjerë të shprehin shqetësime në lidhje me gjykimin e presidentit", thote Zeri i Amerikws. Letra, e hartuar nga ligjvënësit Jimmy Panetta dhe Ted Lieu, të dy nga Kalifornia, bën thirrje që zyrtarë të tillë si zwvwndespresidenti dhe kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, të pajtohen me një urdhër të tillë përpara se ai të ndërmerret. "Kolegët e mi dhe unë po kërkojmë një rishikim të drejtpërdrejtë të strukturës së komandës dhe kontrollit bërthamor të vendit tonë për të përcaktuar se si mund të kemi një autoritet më të sigurt të lëshimit të armëve bërthamore, për të mos rrezikuar dhe për të rritur dhe forcuar sigurinë tonë kombëtare", tha Panetta. Letra, e derguar Shtëpise se Bardhë, "propozon disa alternativa të tjera kundrejt asaj që presidenti të ketë autoritetin e vetëm, të pakontrolluar dhe përfundimtar për të urdhëruar përdorimin e armëve bërthamore.

Top News- Liderët të njohin kufijtë e pushtetit! Papa Leoni i thotë aleatit të Trumpit në Argjentinë
09/11 11:31
Top News – Shembje akullnajash, përvëlim e thatësirë/Lëshohet alarmi: 2026-a, më i nxehti në histori
09/11 11:30
Top Channel/ Tronditet bota e teknologjisë! CEO i gjigantit të NVIDIA-s lidhje me spiunen kineze
08/11 23:09
Top Channel/ Trump luftë emigracionit! Zbulohet plani i presidentit pas humbjes
08/11 23:00
Top channel/ Rruga e “ferrit” në Egjipt, përplasen 2 trena, viktima e të plagosur
08/11 22:32
Top News – Pas 80 vitesh sërish frikë, banorët jo më të sigurt, tigrat rikthehen në Kazakistan
08/11 22:30
Top News – Parlamenti i ri serb mblidhet më 17 nëntor / Pas fitores së studentëve që rrëzuan Vuçiçin
08/11 22:15
Top Channel/ Polonia 2 ditë zi kombëtare për masakrën, hetime për sulm terrorist
08/11 20:21
Top Channel/ Japonia thyen traditën shekullore! Qentë dhe macet marrin bekimin e fëmijëve
08/11 19:08
Top Channel/ “Skifterët” fluturojnë në Angli/ Dënohen pesë shqiptarë, një prej tyre grabiti 9 shtëpi
08/11 15:12
Top News – Papa Leoni shkon në Argjentinë / Do të flasë para aleatit të ngushtë të Trumpit
08/11 15:12
Top News – Aksident i rëndë në Kroaci / Përmbyset autobusi me targa serbe, të paktën 2 viktima
08/11 15:11
Top Channel/ 165 mijë vende të reja pune në tetor, SHBA surprizon me punësimin
08/11 15:09
Top Channel/ Papa Leoni XIV sfidon Milein, varfëria ndez tensionet në Argjentinë
08/11 15:08
Top Channel/ 250 çifte martohen njëkohësisht, dasmë mes rrënojave të luftës në Gaza!
08/11 15:07
Top News – TikTok rrezikon shëndetin…BE përgatit gjobën, përdoruesit ‘humbasin’ në video
08/11 13:21
Top News – Trump ‘rinis’ luftën me Iranin / Raportohen shpërthime në jug, ‘origjina e paqartë’
08/11 13:15
Top News – Raketat e Huthive mbi qiellgërvishtëse / Tronditet Arabia Saudite, goditet Riadi
08/11 13:11
Top News – Ministri italian shënjestrohet nga Rusia/Hakerat zbulojnë të dhënat personale në Dark-Web
08/11 13:10
Top News – Përmbyten tendat, shira të rrëmbyeshëm / Gjendje katastrofike në Gaza, kampet nën ujë
08/11 13:10