Familja mbretërore e Spanjës raportoi se Princesha Leonor, trashëgimtarja e fronit spanjoll, është futur në karantinë pasi një shoqe e klasës së saj rezultoi me Covid-19. Vajza 14-vjeçare e mbretit Felipe do të testohet për Koronavirus së bashku me nxënësit e tjerë në klasën e saj në shkollën “Santa María de los Rosales” në Madrid, ndërsa bëhet e ditur se Mbreti dhe Mbretëresha Letizia do të vazhdojnë detyrat e tyre mbretërore për momentin. Rreth 8 milionë fëmijë spanjollë u kthyen në shkollë javën e kaluar, por disa klasa u mbyllën dhe nxënësit u dërguan në shtëpi për shkak se shumë prej tyre rezultuan me Covid-19.