Top News – COVID-19/ Los Anxhelos urdhër tre-javor për qëndrim në shtëpi
29/11/2020 13:37

Në SHBA numri i të infektuarve me koronavirus ka arritur në mbi 13 milionë që prej fillimit të pandemisë ndërsa ai i viktimave në 264 mijë. Një rritje e infektimeve me koronavirus ka bërë që qarku i Los Anxhelosit në Kaliforni të lëshojë një urdhër të ri tre-javor, për qëndrim në shtëpi, i cili do të hyjë në fuqi të hënën. Zyrtarët lokalë kishin njoftuar më parë se do të lëshonin një urdhër kufizues kur rastet e reja me COVID-19 të arrinin në mesatarisht 4,500 të prekur në ditë për një periudhë pesë-ditore. Të premten, mesatarja e pesë ditëve të fundit ishte 4,751. Urdhri ndalon grumbullimet publike apo private të njerëzve që nuk jetojnë në të njëjtën shtëpi. Dyqanet që konsiderohen thelbësore do të lejohen të qëndrojnë të hapura, duke operuar me gjysmë kapaciteti. Sipas zyrtarëve të shëndetësisë në ditët në vijim, numri i rasteve të reja COVID-19 mund të duket çorientues, si rezultat i kryerjes të më pak testeve gjatë festës së Falënderimeve dhe orareve të reduktuara të qendrave ku kryen ato. Numri i rasteve të reja mund të duket më i ulët se zakonisht për shkak të festës, por numrat, thonë ekspertët, nuk do të japin një panoramë të qartë sesi paraqitet situata në vend. Të premten numri i pacientëve me COVID-19 që po trajtohen në spitalet në të gjithë Shtetet e Bashkuara arriti në 90,000 pas gati dyfishimit në muajin e fundit, sipas agjencisë së lajmeve Reuters. Shtrimet në spital vijnë pas disa javësh rritjeje të normave të infeksionit në Shtetet e Bashkuara.

Top Channel/ Bisedimet për paqen, “zbutet” Putin dhe pranon BE në tryezë
12/11 23:26
Top Channel/ Trump “heq dorë” nga Irani: Nuk është më prioritet
12/11 23:19
Top Channel/ Sulm me armë në SHBA, një i vdekur e katër të plagosur
12/11 23:13
Top Channel/ Putin kërcënon me luftë të re: Trupat e huaja në Ukrainë, objektiv ushtarak
12/11 20:10
Top Channel/ ‘Tërmet’ te Nvidia! Pas 33 vites dorëhiqet shefi, që u lidh me spiunen kineze
12/11 19:58
Top News – Italia në kaos, alarm në 2 mijë shkolla / Kërcënime për bomba, evakuim vetëm me prova
12/11 15:26
Top News – Toka ka një mini-Hënë të re / Do mbetet në orbitë deri në dhjetor, 2 metra e gjerë
12/11 15:08
Top Channel/Siguria mbledh liderët botërorë, Macron për bombat: “Herët për të identifikuar autorët”!
12/11 15:06
Top News – Panik në shina, ndalen trenat Eurostar / Kërcënimi për bombë shkakton vonesa
12/11 13:22
Top News – Vendet nordike duan NATO-n e tyre / Punojnë për një marrëveshje të përbashkët mbrojtëse
12/11 13:21
Top News – Njerëzit e Trumpit zbresin në Rusi / Witkoff dhe Kushner, bisedime me Putinin në Kremlin
12/11 13:19
Top Channel/ Skandali rrëzon zv.ministrin grek, dorëhiqet Tsavdaridis, dyshohet se ndërhyri për…
12/11 12:30
Top Channel/ Të dërguarit e Trump mbërrijnë në Moskë: Witkoff dhe Kushner, takim me Putin!
12/11 12:23
Top News – ‘Përparim’ por ende jo paqe…Bisedimet Rusi-Ukrainë-SHBA përfundojnë në Abu Dabi
12/11 12:19
Top Channel/ Spanjollët në grevë për çmimet e banesave: “Do paralizojmë krejtësisht ekonominë”!
12/11 12:08
Top Channel/ Nuk pyet për eprorin, ushtari qorton Pete Hegseth: “Këtu, qetësi dhe respekt”!
12/11 11:59
Top News – Shembet ndërtesa në Nju Jork / Kërkohen të mbijetuar nën rrënoja, të paktën dy viktima
12/11 11:57
Top News – Rrëzohen raketa mbi Mekë / Huthit sulmojnë Arabinë Saudite, përshkallëzohet lufta
12/11 11:54
Top News – Stuhia shkakton kaos në Evropë / Po vjen drejt nesh, rrugët kthehen në lumenj të tërbuar
12/11 11:51
Top Channel/ Netanyahu i jep urdhër ushtrisë: Përgatituni për të sulmuar Iranin!
12/11 11:20