Qeveritë evropiane i janë drejtuar qeverisë amerikane dhe kontraktorëve të mbrojtjes me një listë blerjesh për armatime, përfshirë dronë, raketa dhe sisteme mbrojtëse raketore, ndërsa pushtimi rus i ukrainës ka cmendur kërkesat për armët amerikane. Gjermania, ka finalizuar një marrëveshje me Lockhet Martin për avionët luftarakë F-35 dhe po shqyrton mundëisnë e sistemeve mbrojtëse nga raketat balistike. Ndërkohë polonia ka kërkuar blerjen e sistemeve të sofistikuara të dronëve Reaper nga SHBA. Kërkesat janë të shumta edhe nga vende të tjera të evropës lindore, ku aleatët duan të blejnë armatime që ukraina i ka përdorur me sukses kundër forcave ruse, përfshirë raketat anti avion Stinger dhe raketat anti tank Javelin.