Erëra me shpejtësi mbi 170 km/h janë përplasur mbi Mbretërinë e Bashkuar teksa stuhia Bella solli rrebeshe shiu e rrezik përmbytjesh . Dy paralajmërimë për vërshime të befta uji janë dhënë për rajonin e Northamptonshire. Autoritetet lokale flasin për ngrica e përmbytje potencialisht vdekjeprurëse në këtë zonë. Në total, janë lëshuar 204 paralajmërime përmbytjesh janë dhënë në mbarë vendin, e problemet kanë nisur tashmë me të gjithë trenat e bllokuar ndërmjet Bournemouth dhe Southampton Central për shkak të vërshimit të ujrave dhe rrëzimit të disa pemëve mbi shina.