Top News – Charli Chaplin-i i Pakistanit/ 32 vjeçari që sjell të qeshura në mes të pandemisë
12/02/2021 16:16

Me një kapelë cilindër në kokë, dhe me një palë mustaqe të njohura për të gjithë, Usman Khan, një pakistanez, vërtitet përmes trafikut, me një shkop në dorë, duke ngacmuar shoferët e duke i bërë ata të qeshin në këmbim të disa monedhave, me një imitim të Charlie Chaplinit që është bërë viral tani. 32 vjecari, një aktor nga Peshavari, shpreson se magjia e filmave pa zë të së shkuarës, do të mund ti sjellë pak gëzim banorëve të qytetit kaotik. Ai thotë se ideja për të imituar Chaplinin i erdhi ndërsa po shihte një video të aktorit legjendar, kur po shërohej nga një sëmundje. “Unë mendova se duhej të filloja të veproja si Carlie dhe të përhapja lumturi mes njerëzve, të tërhiqja vëmendjen e tyre nga pandemia e koronavirusit”, tha Khan për AFP. I veshur si Caplini, Khan, hyn mes makinave, bezdis shitësit dhe me raste, shpon edhe kalimtarët me shkopin e tij ndërsa ulet këmbëkryq në ndonjë rrugë a trotuar ku edhe sulmohet nga fansat që i kërkojnë një selfie. E gjithë kjo, ka rezultuar një hit. Në vetëm dy muaj, Khan ka tërhequr më shumë se 850 mijë ndjekës dhe ka fituar miliona pëlqime në tiktok, platformë kjo shumë popullore në Pakistan, ku ai hedh videot e tij. Por nuk ka qenë gjithnjë fushë me lule për 32 vjecarin, që ashtu si shumëkush në Pakistan po strëmundohet të gjejë një punë në mesin e vështirësive ekonomike të shkaktuara nga pandemia. Dhe roli i Chaplinit, sic thotë ai, i ka dhënë një qëllim të ri. “Më pëlqen të bëj si Charli Chaplini pasi ashtu mund të fsheh të gjitha shqetësimet dhe trishtimet e mia”, thotë ai.

Top News- Pjesëmarrje e lartë në zgjedhjet në Serbi/ Vuçiç kërkon të rikthehet si kryeministër
25/10 17:29
Top News – Stuhia ‘mbyll’ Britaninë, ‘rrezik për jetën’ / Paralajmërohen banorët: Qëndroni në shtëpi
25/10 16:25
Top News – Kim Jong un vizitë ‘rrufe’ në Kinë / Forcojnë marrëdhëniet para vizitës së Trump në rajon
25/10 16:23
Top News – Dyqane të thyera e të plaçkitura / Trazira gjatë natës në Barcelonë, 128 të arrestuar
25/10 16:16
Top News – Meloni jep dorëheqjen në mars / Mediat italiane: Hap rrugën për zgjedhje të parakohshme
25/10 16:14
Top News – Ushtria shpëtoi qendrën e Milanos / Mijëra protestues marshojnë në qytetet italiane
25/10 16:12
Top Channel/ Meloni mendon dorëheqjen/ Mund ta marrë vendimin pranverën e ardhshme
25/10 14:56
Top Channel/ Zgjedhje në Brazil/ Djali i Bolsonaros sfidon Lulën, diferencë e vogël nga sondazhet
25/10 14:49
Top News- Rikthehet ora dimërore, akrepat një orë pas. Kur do të kalojmë sërish në orën verore?
25/10 13:49
Top News – Parashutistët britanikë ‘pushtojnë’ Gjermaninë/ Lëshimi më i madh nga Lufta e II Botërore
25/10 13:21
Top News – Starshield kthehet në normalitet / Musk akuzon Kievin: E përdori për të vrarë njerëz
25/10 13:21
Top News – ‘Nuk kemi parë kurrë president si ky’ / Obama fushatë kundër Trumpit
25/10 13:17
Top News – Turqia e Greqia ‘luftë’ për Mesdheun/Mosmarrëveshje e re për kufijtë e të drejtat detare
25/10 13:03
Top News – Bullgaria voton për Presidentin / Mes shqetësimeve për sulmet në Detin e Zi
25/10 13:03
Top News – Izraeli mbyll Bregun Perëndimor / Zgjedhje ‘të blinduara’, përshkallëzohen përleshjet
25/10 12:23
Top News – Rrugët e kaosit, trazirat shpëthejnë në Evropë, 1 mijë të arrestuar në Francë
25/10 12:22
Top Channel/Protestat në Itali, 110 të mitur të arrestuar/ Në komisariate më shumë se 370 persona
25/10 11:15
Top Channel/ Ndryshon ora/ Akrepat kthehen 60 minuta pas. Një orë më shumë gjumë, por trupit…
25/10 10:59
Top Channel/ Protestat në Francë, 1 mijë të arrestuar/ Më shumë se 400 mijë persona dolën në shesh
25/10 10:54
Top Channel/ Bill Gates:20 vite trazira nga IA: Tregu i punës do të ketë përmbysje gjatë dy dekadave
24/10 23:39