Top News – Çfarë pret Gjermania/ Nga një presidence e Biden
07/11/2020 17:32

Joe Bideni është politikan, në dallim nga Donald Trumpi, që është biznesmen, thotw DW. Bideni ka qenë zëvendëspresident në administratën e Barack Obamas dhe e ka nisur karrierën që në vitin 1974, kur bota kishte më shumë rregulla. Pritet që stili i komunikimit dhe toni i tij të jenë të ndryshme nga ato të presidentit Trump. Pak vetë dyshojnë se Bideni do të sillet me respekt me aleatët. Nga një president Biden në Gjermani presin që të riparojë deformimet e katër viteve të fundit, në marrëdhëniet me Berlinin. Ai ka thënë se do ta rishikojë vendimin e Trumpit për të tërhequr një të tretën e 36.000 ushtarëve amerikanë, që janë stacionuar në Gjermani. Edhe nw raport me Rusinw, qwndrimet I ka tw ngjashme me gjermanwt: kritike, por realiste. Ashtu si Gjermania, Joe Bideni është për mbrojtjen e klimës. Deklarata e tij se SHBA do të aderojë sërish në Marrëveshjen e Parisit për Klimën, po u zgjodh ai President, u dwgjua me vëmendje në Gjermani. Por një kthesë 180 gradëshe në marrëdhëniet dypalëshe, nuk pritet as me Bidenin. Që në vitin 2017 kancelarja Angela Merkel e ka bwrw tw qartw se “ne duhet ta marrim në duart tona fatin tonë, natyrisht në miqësi me SHBA". Në ekonomi mendohet se fërkimet tregtare me BE do të mbeteshin pak a shumë të njëjta. Sipas disa vëzhguesve, edhe Bideni është proteksionist. Ai mbron koncepte që orientohen në tregun e brendshëm amerikan. Në politikën e jashtme: në këto katër vjet, Gjermania dhe Evropa janë larguar disi nga parja e SHBA si qendër e botës. Ka nisur një emancipim, për ta marrë fatin vetjak në dorë. Fjala për „sovranitetin evropian" dëgjohet tani si në Berlin, ashtu edhe në Paris. Këtë e ka ndikuar edhe fakti që Evropa nuk ka më rëndësinë e mëparshme për SHBA. Vëmendja amerikane tani është përqendruar te Kina dhe te Rusia.

Top Channel/ Bisedimet për paqen, “zbutet” Putin dhe pranon BE në tryezë
12/11 23:26
Top Channel/ Trump “heq dorë” nga Irani: Nuk është më prioritet
12/11 23:19
Top Channel/ Sulm me armë në SHBA, një i vdekur e katër të plagosur
12/11 23:13
Top Channel/ Putin kërcënon me luftë të re: Trupat e huaja në Ukrainë, objektiv ushtarak
12/11 20:10
Top Channel/ ‘Tërmet’ te Nvidia! Pas 33 vites dorëhiqet shefi, që u lidh me spiunen kineze
12/11 19:58
Top News – Italia në kaos, alarm në 2 mijë shkolla / Kërcënime për bomba, evakuim vetëm me prova
12/11 15:26
Top News – Toka ka një mini-Hënë të re / Do mbetet në orbitë deri në dhjetor, 2 metra e gjerë
12/11 15:08
Top Channel/Siguria mbledh liderët botërorë, Macron për bombat: “Herët për të identifikuar autorët”!
12/11 15:06
Top News – Panik në shina, ndalen trenat Eurostar / Kërcënimi për bombë shkakton vonesa
12/11 13:22
Top News – Vendet nordike duan NATO-n e tyre / Punojnë për një marrëveshje të përbashkët mbrojtëse
12/11 13:21
Top News – Njerëzit e Trumpit zbresin në Rusi / Witkoff dhe Kushner, bisedime me Putinin në Kremlin
12/11 13:19
Top Channel/ Skandali rrëzon zv.ministrin grek, dorëhiqet Tsavdaridis, dyshohet se ndërhyri për…
12/11 12:30
Top Channel/ Të dërguarit e Trump mbërrijnë në Moskë: Witkoff dhe Kushner, takim me Putin!
12/11 12:23
Top News – ‘Përparim’ por ende jo paqe…Bisedimet Rusi-Ukrainë-SHBA përfundojnë në Abu Dabi
12/11 12:19
Top Channel/ Spanjollët në grevë për çmimet e banesave: “Do paralizojmë krejtësisht ekonominë”!
12/11 12:08
Top Channel/ Nuk pyet për eprorin, ushtari qorton Pete Hegseth: “Këtu, qetësi dhe respekt”!
12/11 11:59
Top News – Shembet ndërtesa në Nju Jork / Kërkohen të mbijetuar nën rrënoja, të paktën dy viktima
12/11 11:57
Top News – Rrëzohen raketa mbi Mekë / Huthit sulmojnë Arabinë Saudite, përshkallëzohet lufta
12/11 11:54
Top News – Stuhia shkakton kaos në Evropë / Po vjen drejt nesh, rrugët kthehen në lumenj të tërbuar
12/11 11:51
Top Channel/ Netanyahu i jep urdhër ushtrisë: Përgatituni për të sulmuar Iranin!
12/11 11:20