Top News – Çfarë pret Gjermania/ Nga një presidence e Biden
07/11/2020 17:32

Joe Bideni është politikan, në dallim nga Donald Trumpi, që është biznesmen, thotw DW. Bideni ka qenë zëvendëspresident në administratën e Barack Obamas dhe e ka nisur karrierën që në vitin 1974, kur bota kishte më shumë rregulla. Pritet që stili i komunikimit dhe toni i tij të jenë të ndryshme nga ato të presidentit Trump. Pak vetë dyshojnë se Bideni do të sillet me respekt me aleatët. Nga një president Biden në Gjermani presin që të riparojë deformimet e katër viteve të fundit, në marrëdhëniet me Berlinin. Ai ka thënë se do ta rishikojë vendimin e Trumpit për të tërhequr një të tretën e 36.000 ushtarëve amerikanë, që janë stacionuar në Gjermani. Edhe nw raport me Rusinw, qwndrimet I ka tw ngjashme me gjermanwt: kritike, por realiste. Ashtu si Gjermania, Joe Bideni është për mbrojtjen e klimës. Deklarata e tij se SHBA do të aderojë sërish në Marrëveshjen e Parisit për Klimën, po u zgjodh ai President, u dwgjua me vëmendje në Gjermani. Por një kthesë 180 gradëshe në marrëdhëniet dypalëshe, nuk pritet as me Bidenin. Që në vitin 2017 kancelarja Angela Merkel e ka bwrw tw qartw se “ne duhet ta marrim në duart tona fatin tonë, natyrisht në miqësi me SHBA". Në ekonomi mendohet se fërkimet tregtare me BE do të mbeteshin pak a shumë të njëjta. Sipas disa vëzhguesve, edhe Bideni është proteksionist. Ai mbron koncepte që orientohen në tregun e brendshëm amerikan. Në politikën e jashtme: në këto katër vjet, Gjermania dhe Evropa janë larguar disi nga parja e SHBA si qendër e botës. Ka nisur një emancipim, për ta marrë fatin vetjak në dorë. Fjala për „sovranitetin evropian" dëgjohet tani si në Berlin, ashtu edhe në Paris. Këtë e ka ndikuar edhe fakti që Evropa nuk ka më rëndësinë e mëparshme për SHBA. Vëmendja amerikane tani është përqendruar te Kina dhe te Rusia.

Top Channel/ Pse po përplaset Trump me Rusinë? BBC analizon lëvizjet e Trump
02/08 22:41
Top News-Bisedimet me Hamasin, të vështira. I dërguari i Trump takon familjarët e pengjeve izraelite
02/08 21:34
Top News – Skandal korrupsioni me armatimet. Politikanët ukrainas vjedhin edhe dronët e luftës
02/08 21:34
Top News – Ukrainë, valë dronësh mbi Rusi. Sulme masive ndaj fabrikave të dronëve iranianë
02/08 20:03
Top News – Ozzy iku, beteja për 220 mln dollarë jo. Trashëgimia e legjendës së muzikës ‘çel’ debate
02/08 14:45
Top News – Beteja që ‘rrëzoi’ superioritetin e Perëndimit. Avionët kinezë rrëzuan Rafalet francezë
02/08 14:00
Top News – Turqi-Greqi, ‘lufta’ për detin. Ankaraja i përgjigjet Athinës mbi parqet detare në Egje
02/08 13:40
Top News – Tarifat e Trump shkundin tregjet. Rënie globale në bursa, rritet pasigurie e paqartësia
02/08 13:05
Top News – ‘Izraeli po kryen gjenocid në Gaza’. Ish kryediplomati i BE: Brukseli është bashkëfajtor
02/08 13:03
Top News – Rusia përparon në Ukrainë. Putin ‘zhvlerëson’ bisedimet e paqes: Të padobishme
02/08 12:37
Top Channel/ Lojëra lufte SHBA-Rusi! Trump dërgon nëndetëset bërthamore pranë Rusisë
02/08 12:13
Top News – Nuk i pëlqyen shifrat e punësimit. Donald Trump shkarkon shefen e statistikave në SHBA
02/08 12:04
Top Channel/Trump shkarkon shefen e statistikave! Raporti zyrtar për punësimin nxiti panik në tregje
02/08 12:03
Top Channel/ Bisedime të ngrira për Gazën, planet nëse Hamas braktis negociatat
02/08 12:00
Top Channel/ Protesta anti-Trump në Brazil! Qytetarët dalin në rrugë të zemëruar për tarifat
02/08 11:59
Top Channel/ Eksperimente në hapësirë, NASA dhe SpaceX transportojnë astronautët amerikanë
02/08 11:57
Top News – Erdogan pret Melonin në Stamboll. Diskutime me kryeministrin e Libisë për emigracionin
02/08 11:08
Top News – Tarifat e Trump, forcojnë Kinën. Vendet e Afrikës kthejnë sytë nga Pekini për tregti
02/08 10:25
Top Channel/ Putin ia pason fajin Ukrainës: Nuk do ajo paqen, po pengon bisedimet!
01/08 22:54
Top Channel/ Burg për Dodik! Mbetet në fuqi vendimi për kreun e Republika Srpska
01/08 22:51