Top News – Çfarë po ndodh në Washington/ Pompeo anulon udhëtimin në Europë
12/01/2021 22:23

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, ka anuluar udhëtimin dy-ditor në Europë. Njoftimi u bw nga institucioni qw ai drejton, Departamenti I Shtetit. Ky mund të kishte qenë udhëtimi i fundit diplomatik i nivelit të lartë nga ana e administratës së presidentit në largim të SHBA-së, Donald Trump. Pompeo kishte planifikuar të vizitonte Brukselin dhe Luksemburgun. Sipas njoftimit, anulimi është bërë për të ndihmuar "një proces tranzicioni të qetë dhe të rregullt" në administratën e ardhshme presidenciale. Presidenti i zgjedhur, Joe Biden, do të marrë detyrën në 20 janar. Anulimi erdhi mes përpjekjeve për të dëbuar Trumpin nga zyra për shkak të sulmit të dhunshëm ndaj Kongresit të SHBA-së të kryer nga mbështetësit e tij më 6 janar. Iniciativat e drejtuara nga demokratët ndaj presidentit republikan, përfshijnë një rezolutë që do të votohet nga Dhoma e Përfaqësuesve më 12 janar ku i bëhet thirrje zëvendëspresidentit, Mike Pence, të heqë Trumpin nga detyra për rolin e tij në dhunën vdekjeprurëse, dhe një masë e veçantë që parasheh shkarkimin e tij nga ana e Kongresit, nëse Pence nuk i nënshtrohen kërkesës. Pompeo pritej të takohej me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg. Kryediplomati amerikan u vu nën kritika pasi në mesin e polemikave mbi humbjen e Trumpit në zgjedhjet presidenciale të 3 nëntorit tha se presidenti do të shërbente edhe për një mandat të dytë.

Top News – Mbrojtje si e NATO-s për Ukrainën / ‘Putin është i hapur për këtë ide’, konfirmon Witkoff
18/08 13:06
Top News – Izraelitët kundër luftës në Gaza / Dhjetëra e mijëra njerëz në shesh, tubimi më i madh
18/08 13:00
Top News – Pa burra, pa stres…Komunitetet vetëm për gra po lulëzojnë në Kinë
18/08 12:51
Top News – Liderët e Evropës ‘truproja’ të Zelenskit / E shoqërojnë në SHBA për takimin me Trump
18/08 12:51
Top News – ‘Edhe dy milionë viktima të tjera…’ / Rusia do ndëshkohet, Zelenski paralajmëron
18/08 12:49
Top News -‘Faleni’ Krimenë dhe harrojeni NATO-n! Zelenski sfidon Trump, tension në Shtëpinë e Bardhë
18/08 12:42
Top Channel/ Anglia “merr” fëmijët e Gazës: Evaukohen të miturit në gjendje kritike!
18/08 12:11
Top Channel/“S`na hidhni hi syve”, Amnesty International akuzon Izraelin: Uria në Gaza, e qëllimshme
18/08 11:32
Top Channel/ Zelensky në Washington, Trump: Ukraina ta “harrojë” Krimenë dhe hyrjen në NATO!
18/08 11:17
Top Channel/Përballja Trump-Zelensky, më e rëndësishme me takimi me Putin? BBC:Përcakton të ardhmen!
18/08 11:11
Top Channel/ Gjermania “përgatitet për luftë”? Bundeswehri “kërkon” 60.000 ushtarë!
18/08 11:07
Top News- Izraeli nën akuza për gjenocid/ Amnesty: Po shkakton uri të qëllimshme në Gaza
18/08 10:50
Top News- Gjermania kritikon Kinën/ Minstri gjerman: Po bëhet gjithnjë më agresive
18/08 10:19
Top Channel/ Tre javë zjarre në Spanjë. Sanchez propozon një “pakt kombëtar” përballë situatës
17/08 22:41
Top Channel/ Rubio: Paqja mund të mos vijë. Sekretari i rikthehet tezës së sanksioneve për Moskën
17/08 22:31
Top Channel/ BE me plan në Washington. Zelensky i frikësuar para takimit me Putin
17/08 22:29
Top News – Trump harroi menynë te printeri. Agjenda e takimit me Putin u gjet në një hotel në Alaska
17/08 21:00
Top Channel/ Europa në krah të Zelenskyt/ Trump planifikon takim trepalësh me Putin
17/08 14:58
Top Channel/ Letra e Melanisë për Putinin/ Zbulohet përmbajtja, iu lut për fëmijët ukrainas
17/08 14:55
Top Channel/ Plani i Zelenskyt me Trump/ “Labirinti diplomatik” midis SHBA, Putinit dhe Evropës
17/08 14:54