Top News – Çfarë po ndodh në Angli? Dhjetëra britanikë preken nga varianti afrikan
02/02/2021 12:39

Sekretari i Shëndetësisë së Britanisë, Matt Hancock, deklaroi se janë identifikuar 105 raste infektimesh me variantin e koronavirusit të zbuluar për herë të parë në Afrikën e Jugut. Sipas tij, 11 prej të infektuarve nuk kanë patur lidhje me udhëtimet ndërkombëtare. Duke folur për median, Hancock tha se autoritetet e shëndetësisë kanë në plan të testojnë 80 mijë njerëz nga zonat ku kanë rezultuar të infektuarit në Britani për të izoluar dhe ndaluar përhapjen e mutacionit të ri. “Aktualisht nuk ka asnjë provë që sugjeron se ky variant është më i ashpër, por ne duhet të veprojmë me shpejtësi kundër tij. Shtimi i testimeve ka vënë në objektiv zonat ku është gjetur varianti i ri dhe se çdo rast pozitiv po analizohet. Punonjësit e shëndetësisë në bashkëpunim me autoritetet lokale po trokasin derë më derë për të testuar njerëzit në ato zona”. Zyrtari i lartë britanik shtoi se Mbretëria e Bashkuar kishte vaksinuar deri tani 9.2 milionë njerëz kundër koronavirusit, përfshirë 931,204 vaksinime gjatë fundjavës. Ai po ashtu njoftoi se Britania ka porositur rreth 40 milionë doza të tjera vaksinash të zhvilluara nga kompania franceze Valneva, ndërsa qeveria përgatitet mbi mundësinë e përsëritjes së vaksinimit për të mbajtur nën kontroll virusin. Vaksina, e cila po prodhohet në Skoci, ende po u nënshtrohet provave klinike dhe nuk është miratuar nga organet rregullatore.

Top Channel/ Bill Gates:20 vite trazira nga IA: Tregu i punës do të ketë përmbysje gjatë dy dekadave
24/10 23:39
Top Channel/ Valë protestash në Europë. Revoltë dhe përplasje me policinë në Francë, Itali, Spanjë
24/10 23:34
Top Channel/ Digjet “Foleja e Shqiponjës”. Zjarri masiv shkatërron ish-rezidencën e Hitlerit në Alpe
24/10 23:31
Top News – Europa vlon nga trazirat. Çfarë po e shtyn gjeneratën Z që të kapë molotovët
24/10 20:05
Top News – Parisi në kaos. Mbi 100 mijë protestues përplasen me 70 mijë policë
24/10 20:04
Top News – ‘Frikacakët amerikanë’. Irani fajëson SHBA-në për dështimin e negociatave
24/10 20:03
Top News – Alarmi për sulme nga Irani. SHBA largon diplomatët nga Lindja e Mesme
24/10 20:02
Top News – OKB-ja ndërpreu ndihmat. Palestinezët në Bregun Perëndimor përballen me urinë
24/10 15:30
Top Channel/ Nesër ndryshon ora: Por disa vende po zgjedhin të mos i kthejnë mbrapa akrepat!
24/10 14:51
Top Channel/ Londër, shkatërrohet karteli shqiptar i drogës: Sekuestrohen thika e hanxharë!
24/10 14:48
Top Channel/ SHBA i “shpall luftë” institutive kineze Konfuci: Kërcënim për sigurinë kombëtare!
24/10 14:37
Top News – Ofensivë kundër rebelëve. Qeveria jemenase bombardon fortesën e huthëve
24/10 12:43
Top News – Kim, vizitë të fshehtë në Kinë. Takimet në Pekin në prag të përvjetorit të luftës koreane
24/10 12:18
Top Channel/ Digjet Foleja e Hitlerit, 200 zjarrfikës në Alpet bavareze, ndalohet një i dyshuar
24/10 11:53
Top News – Macron dialogoi me studentët. Francezët s’ndalin protestat, paralajmërohet vala tjetër
24/10 11:51
Top Channel/Kthehen protestat në Serbi:Boll më 14 vitesh qeverisjeje të partisë së Aleksandar Vuçiç!
24/10 11:38
Top Channel/Italia, “e shtunë zjarri”, mobilizim me “qarkore”:Mbani syze mbrojtëse e doreza kuzhine!
24/10 11:26
Top Channel/Skandal në Spanjë: Opozita përdor Deepfake për të manipuluar figurat e socialistëve!
24/10 11:24
Top Channel/ Brezi Z ngre në këmbë Europën, nga Parisi në Tiranë, të rinjtë dalin në protestë
24/10 11:16
Top Channel/Franca nxjerr në rrugë 70 mijë efektivë, Melenchon: Jo më shtet demokratik, por policor!
24/10 10:48