Top News – Çfarë ndodhi më 11 shtator… Biden, urdhër ekzekutiv për publikimin e dokumenteve
04/09/2021 11:57

Presidenti Joe Biden nënshkroi një urdhër ekzekutiv që urdhëron publikimin e disa dokumenteve sekrete të lidhura me sulmet terroriste të 11 shtatorit 2001. Vendimi është një gjest mbështesës për familjet e viktimave që kanë kërkuar prej kohësh të dhëna, me shpresën për të gjetur informacion që përfshin qeverinë saudite në ngjarjet e atij viti. Urdhri, i cili vjen pak më shumë se një javë para 20 vjetorit të sulmeve, është një moment domethënës në një debat shumëvjeçar mes qeverisë dhe familjarëve të viktimave, rreth asaj se çfarë ka në dokumentat e konsideruara sekrete në lidhje me sulmet dhe që ato të mund të bëhen publike. Ky konflikt u shfaq muajin e kaluar kur rreth 1,800 të afërm të viktimave, të mbijetuar dhe punonjës së vijës së parë të frontit thanë se ishin kundër pjesëmarrjes së Presidentit Biden në ngjarjet përkujtimore të 11 shtatorit 2001 nëse dokumentet mbeteshin sekrete. "Ngjarjet në fjalë ndodhën dy dekada më parë, dhe ato kanë të bëjnë me një moment tragjik që vazhdon të jehojë në historinë e vendit dhe në jetën e kaq shumë amerikanëve", thuhet në urdhrin ekzekutiv. "Prandaj është jetike të sigurohet që qeveria e Shteteve të Bashkuara të maksimizojë transparencën, duke u mbështetur në klasifikimin si informacion sekret vetëm kur është e nevojshme".Urdhri udhëzon Departamentin e Drejtësisë dhe agjencitë e tjera të degës ekzekutive që të fillojnë një rishikim të dokumenteve dhe kërkon që ato të publikohen gjatë gjashtë muajve të ardhshëm. Megjithatë, ndikimi praktik i urdhrit ekzekutiv dhe çdo dokument të ri që mund të prodhojë procesi nuk është i qartë. Në të shkuarën hetimet kanë nënvizuar lidhjet mes shtetasve sauditë dhe disa prej rrëmbyesve të aeroplanëve që kryen sulmet terroriste, por nuk kanë vërtetuar se qeveria saudite ishte e përfshirë drejtpërdrejt në atë që ndodhi.

Top Channel/ 20 milionë njerëz në funeral/Khamenei, mungon në ceremoninë e varrimit të babait të tij
05/07 23:04
Top Channel/ 19,000 hektarë tokë të shkrumbuara në Portugali, Spanjë, Francë dhe Greqi
05/07 23:04
Top News -‘Nuk mund të garantojmë sigurinë!’ / ‘Problem teknik’, avioni bën ulje emergjence në Mynih
05/07 15:04
Top News – Mesdheu në flakë, Evropa përvëlohet / Zjarre të tërbuara në Francë e Spanjë, alarm i kuq
05/07 15:02
Top Channel/ Hije skandali mbi Nigel Farage/ Akuzohet se përfitoi para nga një I dënuar në SHBA
05/07 14:56
Top News – Tmerri nën rrënoja, historitë…Bilanci i viktimave të tërmetit në Venezuelë rritet
05/07 14:54
Top News – Mësime ‘antikomuniste’ në ushtri / Tajvani kthehet te ‘patriotizmi’: Kërcënim nga Kina
05/07 14:16
Top News – Britania ka dështuar nga liderët/ SHBA ‘ndërhyn’: Kryeministri i ardhshëm bën ndryshimin
05/07 14:15
Top News – Kim Jong un ‘tregon dhëmbët’ / Raketa strategjike nga deti dhe testime armësh
05/07 14:01
Top News – Frikë në Nju Jork, të shtëna mes festës / Disa të plagosur, mes tyre edhe katër fëmijë
05/07 13:48
Top News- Trump, 90 minuta në telefon me Putinin / Ofron ndihmë për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë
05/07 12:23
Top News – ‘Një e shtënë i fshin të gjithë…’ / Trump ‘kërcënon’ udhëheqësit e lartë të Iranit
05/07 12:08
Top News – Katër presidentë ‘përballë’ Trumpit / Biden, Obama, Bush e Klinton urojnë pavarësinë
05/07 11:43
Top News – Asnjë shenjë nga Mojtaba Khamenei…Funerali i Ajatollahut, marrin pjesë 3 djemtë e tjerë
05/07 11:32
Top News – Fishekzjarre dhe mot ekstrem / SHBA shënon 250 vjetorin: Ëndrra amerikane është kthyer
05/07 11:20
Top Channel/ Putin telefonon Trumpin/ Presidenti rus: Të hapur për një zgjidhje diplomatike.
05/07 11:14
Top Channel/”Po ringjallet komunizmi”/250-vjetori SHBA, Trump paralajmëron për kërcënime ideologjike
05/07 10:48
Top Channel/ Hakmerret Ukraina, sulmon me dhjetëra dronë Rusinë
04/07 22:41
Top Channel/ E maskuar si burrë i mori jetën biznesmenit, u tradhtua nga një… tatuazh
04/07 20:05
Top Channel/ Heroi që nuk ia doli dot! Futet në det për të shpëtuar fëmijët, 54-vjeçari humb jetën
04/07 20:04