Top News – Çfarë ndodhi më 11 shtator… Biden, urdhër ekzekutiv për publikimin e dokumenteve
04/09/2021 11:57

Presidenti Joe Biden nënshkroi një urdhër ekzekutiv që urdhëron publikimin e disa dokumenteve sekrete të lidhura me sulmet terroriste të 11 shtatorit 2001. Vendimi është një gjest mbështesës për familjet e viktimave që kanë kërkuar prej kohësh të dhëna, me shpresën për të gjetur informacion që përfshin qeverinë saudite në ngjarjet e atij viti. Urdhri, i cili vjen pak më shumë se një javë para 20 vjetorit të sulmeve, është një moment domethënës në një debat shumëvjeçar mes qeverisë dhe familjarëve të viktimave, rreth asaj se çfarë ka në dokumentat e konsideruara sekrete në lidhje me sulmet dhe që ato të mund të bëhen publike. Ky konflikt u shfaq muajin e kaluar kur rreth 1,800 të afërm të viktimave, të mbijetuar dhe punonjës së vijës së parë të frontit thanë se ishin kundër pjesëmarrjes së Presidentit Biden në ngjarjet përkujtimore të 11 shtatorit 2001 nëse dokumentet mbeteshin sekrete. "Ngjarjet në fjalë ndodhën dy dekada më parë, dhe ato kanë të bëjnë me një moment tragjik që vazhdon të jehojë në historinë e vendit dhe në jetën e kaq shumë amerikanëve", thuhet në urdhrin ekzekutiv. "Prandaj është jetike të sigurohet që qeveria e Shteteve të Bashkuara të maksimizojë transparencën, duke u mbështetur në klasifikimin si informacion sekret vetëm kur është e nevojshme".Urdhri udhëzon Departamentin e Drejtësisë dhe agjencitë e tjera të degës ekzekutive që të fillojnë një rishikim të dokumenteve dhe kërkon që ato të publikohen gjatë gjashtë muajve të ardhshëm. Megjithatë, ndikimi praktik i urdhrit ekzekutiv dhe çdo dokument të ri që mund të prodhojë procesi nuk është i qartë. Në të shkuarën hetimet kanë nënvizuar lidhjet mes shtetasve sauditë dhe disa prej rrëmbyesve të aeroplanëve që kryen sulmet terroriste, por nuk kanë vërtetuar se qeveria saudite ishte e përfshirë drejtpërdrejt në atë që ndodhi.

Top News – Fotoja e Trump hiqet nga dosja Epstein / Demokratët akuzojnë: Dokumentet janë redaktuar
21/12 14:23
Top News – Breshëri plumbash mbi lokal / 9 të vrarë dhe 10 të plagosur në Afrikën e Jugut
21/12 13:44
Top News – ‘Blackout’ në San Francisko / Qyteti në terr, pa energji 130 mijë konsumatorë
21/12 13:40
Top News – Australia hesht e ndez qirinj / Nderon viktimat e të shtënave në plazhin Bondi
21/12 13:39
Top News – SHBA konfiskon çisternën e naftës / U ndalua pranë brigjeve të Venezuelës
21/12 12:03
Top News – Koreja e Veriut kërcënon Japoninë / Ambicjet për armë bërthamore duhet të frenohen
21/12 11:50
Top News – Shanset për paqe nuk janë përmirësuar / Kremlini fajëson evropianët dhe Ukrainën
21/12 11:46
Top News – Ukraina përballë Rusisë në tryezë / Zelenski: SHBA kërkon bisedime direkte me Moskën
21/12 11:42
Top News – Alarm për ‘rrezik ekstrem sigurie’/Shpërthen raketa e Musk, 3 avionë pasagjerësh në panik
21/12 11:41
Top Channel/ Clinton: Po bëhem “kokë turku”/ Fotot me Jeffrey Epstein, akuza Shtëpisë së Bardhë
21/12 10:34
Top News- 384 të arrestuar, sekuestrohen 1.4 tonë drogë, operacion i madh në Itali
21/12 09:33
Top Channel/ Kievi prodhon më shumë dronë. Nënshkruhet marrëveshje bashkëpunimi me Portugalinë
20/12 22:46
Top Channel/ Negociatat për fundin e luftës. Zelensky:SHBA ka propozuar Miamin për takimin trepalësh
20/12 22:43
Top News- Maduro tërbon Trump me gjestin e tij, SHBA dhe Venezuela drejt luftës
20/12 22:00
Top News- Paralajmërimi i Osama bin Ladenit/ Si përgjigjej për CNN ish-udhëheqësi i Al-Kaedës
20/12 21:00
Top News- 384 të arrestuar, sekuestrohen 1.4 tonë drogë, operacion i madh në Itali
20/12 20:00
Top News- Bisedimet e paqes Ukrainë-Rusi në SHBA, Trump kërkon përgjigje përfundimtare
20/12 19:30
Top News- Raketat ruse bien mbi Odesa /Viktima e të plagosur, Moska kërkon hakmarrje
20/12 19:00
Top Channel/ Bie borë në Arabinë Saudite: E rrallë, reshje dëbore edhe në Katar!
20/12 15:11
Top Channel/ Berisha bën ftesë për më 22 dhjetor “për të rrëzuar Edi Ramën”
20/12 15:08
DIGITALB DIGITALB